Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 28 Prill 2023
Çdo ditë, 6300 njerëz vdesin si pasojë e aksidenteve në punë ose sëmundjeve të lidhura me të, më shumë se 2.3 milionë vdekje në vit. 317 milionë aksidente ndodhin në punë çdo vit; shumë prej tyre rezultojnë në mungesa të gjata në punë. Kostoja njerëzore e kësaj fatkeqësie të përditshme është e madhe dhe barra ekonomike e praktikave të dobëta të sigurisë dhe shëndetit në punë vlerësohet në 4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto global çdo vit.
Fushata e ILO-s për Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) 2017, fokusohet në nevojën kritike që vendet të përmirësojnë kapacitetin e tyre për këtë qëllim, për të mbledhur dhe përdorur të dhëna të besueshme.
Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e miratuar më 25 shtator 2015, përfshin një plan global veprimi me objektiva specifike për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar prosperitet për të gjithë. Me miratimin e tij, kapaciteti për të mbledhur dhe përdorur të dhëna të besueshme për SSHP-në, është bërë gjithashtu i domosdoshëm për vendet që të përmbushin angazhimin e tyre për të zbatuar dhe raportuar për disa nga 17-të synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës dhe objektivat e tyre.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një fushatë vjetore ndërkombëtare për promovimin e punës së sigurt, të shëndetshme dhe të denjë. Ajo mbahet më 28 prill dhe është vëzhguar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) që nga viti 2003.
Një kulturë kombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë konsiston në të drejtën për këdo dhe respektohet në të gjitha nivelet, ku punëdhënësit dhe punëtorët marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces përmes një sistemi të të drejtave, përgjegjësive të përcaktuara dhe detyrave ku priroriteti më i lartë i jepet parimit të parandalimit.