Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Trafiku Rrugor, 19 Nëntor 2023.

Si çdo vit, objektivat e Ditës janë të sigurojë një platformë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e tyre për të;

· kujtuar të gjithë njerëzit e vrarë dhe të plagosur rëndë në rrugë;

· njohur punën e rëndësishme të shërbimeve të urgjencës;

· tërhequr vëmendjen ndaj reagimit ligjor përgjithësisht të parëndësishëm ndaj vdekjeve dhe lëndimeve fajtore në rrugë dhe avokimin për një përgjigje të përshtatshme serioze;

· lobojë për mbështetje më të mirë për viktimat e trafikut rrugor dhe familjet e viktimave;

· promovojë veprime të bazuara në prova për të parandaluar dhe ndalur vdekjet dhe lëndimet e mëtejshme në trafikun rrugor;

Ҫdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit prej mbi 50 milion të vrarëve dhe qindra milion të plagosur që nga vdekja e parë në rrugë 125 vjet më parë.

Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të pambrojturit tanë dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik pë vendet, komunitete dhe familjet.

Prandaj, gjatë Dekadës së Re të Veprimit 2021-2030 Dita Botërore do të ketë rolin e rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e obkjektivit të reduktimit prej 50 % të viktimave rrugore.

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave nga Trafiku Rrugor vë në qendër të vëmendjes DREJTËSINË.

Zbatimi i ligjit rrugor, hetimi i plotë pas një aksidenti për të zbuluar nëse është kryer një krim dhe për të parandaluar përsëritjen, ndjekja penale aty ku është e përshtatshme dhe kompensimi civil janë të gjitha pjesë e sistemit të drejtësisë. Kur zbatohet seriozisht, në mënyrë të drejtë dhe të vazhdueshme, një sistem i tillë është ajo që kërkojnë dhe meritojnë viktimat e aksidenteve rrugore që janë plagosur ose kanë humbur një anëtar të familjes si rezultat i shkeljes së ligjit ose neglishencës së dikujt, pasi ai gjithashtu përfaqëson një faktor kryesor të parandalimit dhe kjo do të thoshte se nga tragjeditë e tyre nxirren mësime që ato të mos përsëriten.

Ne nuk duam që të kujtohen më shumë viktima, ne duam të jetojmë jetët tona së bashku!

Ndaj, PËRKUJTO-MBËSHTET-VEPRO!