Dita Botërore e Ndihmës së Parë, 9 shtator 2023
Ndihma e parë bëhet dixhitale!
Që nga viti 2000, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe Shoqatat e saj Kombëtare, kanë promovuar rëndësinë e ndihmës e parë të shtunën e dytë të shtatorit të çdo viti. Kjo synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut se si ndihma e parë mund të shpëtojë jetë çdo ditë dhe veçanërisht në situata krize. Për këtë vit, eventi do të ketë të bëjë me risitë dixhitale.
Tema e zgjedhur për muajin shtator 2023 është:
“Ndihma e Parë në Botën Dixhitale”
Pse dixhitalizimi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në promovimin e ndihmës së parë?
Na ndihmon të arrijmë qëllimin tonë: të bëjmë njohuritë e ndihmës së parë të arritshme për të gjithë. Nga mësimi bazë ose intensiv deri te kurset rifreskuese në teknikat e shpëtimit të jetës, teknologjia dixhitale lejon këdo me ose pa akses në internet të mësojë ndihmën e parë. Është një mënyrë e re për t’u bërë një jetëshpëtues dhe për të shkëmbyer praktikat e ndihmës së parë nga e gjithë bota – edhe nga shtëpia, me ritmin e zakonshëm, pa pasur nevojë të rregulloni orarin tuaj. Dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ky vit do të jetë i veçantë për teknologjitë dixhitale pasi Qendra Globale e Referencës së Ndihmës së Parë është gati të lançojë versionin e ri të përditësuar të Aplikacionit të Ndihmës së Parë.
Qëndroni të sintonizuar!