Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor 2024

Toka jonë. E ardhmja jonë.

Në të gjithë botën, ekosistemet janë të kërcënuara. Nga pyjet dhe tokat e thata – te tokat bujqësore dhe liqenet, hapësirat natyrore nga të cilat varet ekzistenca e njerëzimit po arrijnë një pikë kritike.

Sipas Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit, deri në 40 për qind e tokës së planetit është e degraduar, duke prekur drejtpërdrejt gjysmën e popullsisë së botës. Numri dhe kohëzgjatja e thatësirave është rritur me 29 për qind që nga viti 2000, ndaj pa veprime urgjente, thatësirat mund të prekin mbi tre të katërtat e popullsisë së botës deri në vitin 2050.

Rigjenerimi  i tokës është një shtyllë kyçe e Dekadës së OKB-së për Restaurimin, mbrojtjen dhe vitalizimin e ekosistemeve në të gjithë botën, një thirrje gjithëpërfshirëse, gjë që është thelbësore për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (2021-2030).

Fokusi i Ditës Botërore të Mjedisit – 2024, përmblidhet nën sloganin:

“Toka jonë. E ardhmja jonë. Ne jemi# Brezi i Rigjenerimit #.” 

Ne nuk mund ta kthejmë kohën pas, por mund të mbarështojmë pyjet, të mbrojmë dhe menaxhojmë  burimet e ujit, të krijojmë kushtet që krahas shtimit të sipëfaqeve të reja të tokës dhe për trajtimin në mënyrën tradicionale, organike. Ne, jemi Brezi që mund dhe duhet të bëjmë “paqe” me tokën!

Viti 2024, do të shënojë 30 – vjetorin e Konventës së OKB-së për Luftimin e Shkretëtirëzimit. E udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe që mbahet çdo vit më 5 qershor që nga viti 1973, DITA është platforma më e madhe globale për krijimin e “publikut mjedisor” dhe festohet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Koha po mbaron, teksa natyra është në gjendje emergjence. Për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C këtë shekull, ne duhet të përgjysmojmë emetimet vjetore të gazeve serrë deri në vitin 2030. Pa veprim, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit përtej udhëzimeve të sigurta do të rritet me 50 për qind brenda dekadës dhe mbetjet plastike që derdhen në ekosistemet ujore gati do trefishohen deri në vitin 2040.

Adresimi i çështjeve urgjente, kërkon veprime urgjente!