DITA BOTËRORE E DËGJIMIT

3 MARS 2024

 

Tematika e këtij vit është:“Të ndryshojmë mendësinë – Ta bëjmë realitet për të gjithë, kujdesin ndaj veshit dhe dëgjimit!”

Dita Botërore e Dëgjimit për 2024 do të përqendrohet në tejkalimin e sfidave ndaj keqperceptimeve shoqërore dhe mendësive stigmatizuese, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe shkëmbimit të informacionit, që synojnë publikun dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.

Keqperceptimet e rrënjosura thellë në shoqëri dhe mendësitë stigmatizuese janë faktorë kyç, që kufizojnë përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e humbjes së dëgjimit:

  • Ndryshimi i mendësisë në lidhje me kujdesin e veshit dhe dëgjimit është thelbësor në përmirësimin e aksesit dhe zbutjen e kostos së pa adresuar të humbjes së dëgjimit.
  • Humbja e pa adresuar e dëgjimit përbën një kosto vjetore prej afro 1 trilion dollarë në nivel global.
  • Globalisht, mbi 80% e nevojave për kujdesin ndaj veshit dhe dëgjimit mbeten të paplotësuara.

 

Objektivat e Ditës Botërore të Dëgjimit:

  1. Sfidoni keqperceptimet dhe mendësitë stigmatizuese ndaj problemeve të veshit dhe dëgjimit në komunitete të ndryshme, përfshirë ofruesit e kujdesit shëndetësor.

 

  1. Siguroni informacion të saktë dhe të bazuar në prova për të ndryshuar perceptimet e publikut ndaj problemeve të veshit dhe dëgjimit.

 

  1. U bëni thirrje vendeve dhe shoqërive civile që të adresojnë keqperceptimet dhe mendësitë stigmatizuese, si një hap vendimtar drejt sigurimit të aksesit të barabartë, në lidhje me kujdesin e veshit dhe humbjen e dëgjimit.

 

NDRYSHIMI i MENDËSISË ndaj kujdesit të veshit

1- Dylli i veshit:

MIT: Duhet pastruar

REALITET: Veshët pastrohen vetë

2- Dhimbje veshi:

MIT: Trajtojeni me barna

REALITET: Këshillohuni me një profesionist shëndeti

3- Kunja me pambuk për pastrim të veshit:

MIT: I mirë për veshët

REALITET: JO për veshët

4- Rrjedhje nga veshi:

MIT: Një shqetësim i vogël

REALITET: Një problem urgjent

 

NDRYSHIMI i MENDËSISË ndaj humbjes së dëgjimit

1- Humbja e dëgjimit

MIT: Ndodh tek të moshuarit

REALITET: Ndodh në çdo moshë

2- Humbja e dëgjimit

MIT: E pashmangshme

REALITET: E parandalueshme

3- Aparatet e dëgjimit

MIT: Nuk punojnë mirë

REALITET: Dëgjim më i mirë – jetë më e mirë

4- Aparatet e dëgjimit

MIT: Kushtojnë shumë

REALITET: Investim në cilësinë e jetës

5- Zhurmë (fishkëllimë) në vesh

MIT: Ngacmim / bezdisje

REALITET: Shenja paralajmëruese e humbjes së dëgjimit

 

SI TË KOMUNIONI ME PERSONAT ME HUMBJE DËGJIMI?

Disa këshilla:

  • Qëndroni përballë me të në një vend të ndriçuar, në mënyrë që ai t’ju shikojë, kur i flisni.
  • Flisni qartë dhe ngadalë, jo me zë të lartë.
  • Mos e teproni me lëvizjet e buzëve, kur flisni.
  • Flisni me rradhë, një nga një.
  • Zgjidhni një ambient të qetë, kur bisedoni.
  • Shmangni thënien:”Do t’jua them më vonë”.
  • Përfshijini ata/ato në të gjitha aktivitetet.