Aktiviteti në Ditën Botërore të Mjedisit

 

Në Ditën Botërore të Mjedisit, datë 5 qershor 2017, u organizua aktiviteti me temë:

Bashkohu me garën për ta bërë botën një vend më të mirë.

Përmes bisedave e takimeve me qytetarët, mesazheve e materialeve informative të shpërndara për këtë event, u synua ndërgjegjësimi i komunitetit për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit ku jetojmë.

Aktiviteti u realizua nga Drejtoria e Shëndetit Publik Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit në Institutin e Shëndetit Publik, si dhe me pjesëmarrjen aktive të personelit infermierë dhe mjek të shkollave të qytetit.

Aktiviteti e arriti qëllimin duke mundësuar edhe tërheqjen dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve të rastësishëm në mjediset e Parkut Kombëtarë të Tiranës.