Në kuadër të Prillit, Muaji i Ndërgjegjësimit për Autizmin, Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentin e Promocionit të Shëndetit, Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me sektorin e promocionit ne ASHR po vijojnë me aktivitete sensibilizuese në shkollën 9 vjeçare “Siri Kodra” dhe shkollën “Mustafa Greblleshi” Tiranë.

 

Në këto shkolla ishte konceptuar një ditë aktivitetesh në të cilat promovohej bashkëpunimi efektiv ndërmjet të gjithë fëmijëve të kësaj shkolle, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive, ekspozita me vizatime, si dhe biseda me nxënës, prindër e përfaqësues të komunitetit. Këto aktivitete synonin të sillnin në vëmendje Çrregullimet e Spektrit Autik dhe nevojën e madhe të personave me këto probleme, për të qenë të kuptuar dhe të integruar me grupet e moshatarëve, në aktivitetet e shkollës dhe pjesë e komunitetit.