Raport

Aktivitet sensibilzues

“Parandalimii dhunës ndaj fëmijëve”

Durrës, 21 Nëntor 2017

 

Në vitin 2000, 19 nëntori u vendos si Dita Botërore e Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve. Kjo datë synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar, advokacinë për organizatat e grave dhe fëmijëve që të ndërmarrin veprime për parandalimin e abuzimit me fëmijët, si dhe të sjellë në vëmendje nevojën për identifikimin dhe parandalimin e abuzimit me fëmijët. Në këtë kuadër me 21 Nënëtor 2017 u zhvillua një aktivitet sensibilzues në qytetin e Durrësit. Në këtë aktivitet të pranishëm ishin mësues, prindër, të rinj, pjesëtarë të komunitetit, etj. Ky aktivitet u organizua ne Sektori i Shëndetit Mendor në Dapartamentini e promocionit të Shëndetit; Insituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me  Drejtoria e Shëndetit Publik Durrës, Urdhri i Psikologut dhe APRA Albanian  Psychosocial Rehabilitation Association.

Fillimish u fol lidhur me abuzimi me fëmijët si një veprim apo dështim në ndërmarrjen e veprimeve që rezultojnë në neglizhim, abuzim fizik, seksual, emocional, etj., apo paraqesin rrezik për dëmtim serioz të fëmijës.

Më pas u trajtuan disa  arsye dhe faktorë që çojnë të rriturit në keqtrajtimin e fëmijëve. Prindërit mund të jenë krejtësisht të pandërgjegjshëm lidhur me nivelin e forcës që përdorin kundrejt fëmijës. Një arsye tjetër është mungesa e njohurive kundrejt metodave alternative të disiplinës pozitive, gjë që rezulton në përdorimin e vazhdueshëm të abuzimit si mënyrë disiplinimi.

Po ashtu u trajtuan edhe faktorë të tjerë kontribues në këtë dukuri të tilla si fakti që prindi është abuzuar në fëmijëri dhe po vazhdon ciklin, mungesë e aftësive të prindërimit, pritshmëri jorealiste lidhur me mundësitë dhe sjelljen e fëmijës, vështirësi për të kontrolluar dhe menaxhuar zemërimin dhe stresin, kriza të vazhdueshme në familje, përdorim dhe abuzim me droga dhe alkool.

 

Fig 1 Fig 2