Në kuadër të 26 shtatorit, Ditës Botërore të Kontracepsionit, Departamenti i Promocionit në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë, organizoi një sërë aktivitetesh:
- U organizua një workshop me stafin e Promocionit të rretheve. Qëllimi i tij ishte të njiheshin me informacionin e ri të përditësuar mbi Planifikimin Familjar/ Kontracespionin, për ta përdorur në aktivitetet e ndryshme sensibilizuese si edhe për të planifikuar aktivitetet në rrethet e tyre.