Sektori i Survejances Kombetare te Semundjeve Infektive eshte Qendra Kombetare e koordinimit te survejances se semundjeve infektive, çka do te thote grumbullon, perpunon, analizon ne kohe dhe ne vijueshmeri te dhenat mbi semundshmerine infektive, te derguara ne ISHP (ne Departamentin e Kontrollit te Semundjeve Infektive) nga Sherbimet Epidemiologjike e te gjitha rretheve te vendit dhe nderhyn apo vepron ne baze te ketyre te dhenave.
Burimi i te dhenave perfshin kujdesin paresor, spitalor dytesor dhe spitalor tretesor si ne sherbimin publik dhe ate privat. Po keshtu, ky sektor vlereson çdo ngjarje te pazakonte ne vend dhe, ne bashkepunim edhe me Departamentet e tjera te ISHP-se apo struktura te tjera, njofton menjehere Drejtorine e ISHP-se, Ministrine e Shendetesise dhe OBSH-ne dhe realizon te gjitha nderhyrjet ndaj shperthimeve epidemike apo ndodhive jo te zakonshme ne vend apo rajon, duke permbushur funksionet e tij si qender e koordinimit per Rregulloren Nderkombetare te Shendetit, (konform Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr.772, date 24.9.2010 “Per zbatimin e Rregullores Nderkombetare te Shendetit”, ku ISHP percaktohet si Pika Kombetare Fokale e kesaj Regulloreje).
Ky Sektor eshte Qendra Kombetare e Epidemiologjise te Semundjeve Infektive, duke sherbyer njeheresh edhe si bazamenti i Qendres se zhvillimit rajonal per koordinimin e survejances dhe kontrollit te semundjeve infektive per vendet e Europes Juglindore (Shqiperi, Mal i Zi, Maqedoni, Kroaci, Serbi, Rumani, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovine, Moldavi, Kosove).