Sektori i Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes

 

Ky sektor e artikulon ekspertizën e tij në dy fusha: Siguri Ushqimore dhe Ushqyerje.

1. Ne fushen e Sigurise Ushqimore ky sektor ka si mision të tij primar mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullates nëpërmjet zhvillimit të njohurive, mjeteve dhe strategjive që synojnë parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve me origjine ushqimore .

Seksioni i Sigurisë Ushqimore ndihmon të çojë ISHP-ne në parandalimin e sëmundjeve, paaftësisë dhe vdekjeve për shkak të sëmundjeve me origjine ushqimore.

Për të arritur këtë mision, ky seksion kryen shumë aktivitete brenda ISHP-se, në të gjithë vendin.

Këto aktivitete përfshijnë:

  •  Projekte mbeshtetese që ndërtojnë kapacitete te shëndetin mjedisor, kapacitete epidemiologjike, dhe laboratorike, në nivel kombetar dhe lokal.
  • Sigurimin e informacionit dhe rekomandimeve, bazuar në survejancen dhe epidemiologjinë e shëndetit publik, që kanë implikime në politikat e sigurisë ushqimore.
  •  Pjesëmarrje në partneritet që informojnë konsumatorët, ofruesit e kujdesit shëndetësor, profesionistët e shëndetit publik, dhe të tjerët në sektorin publik dhe privat rreth parandalimit dhe menaxhimit te sëmundjeve me origjine ushqimore.

2. Funksionet e Seksionit te Ushqyerjes lidhen me ato aktivitete (procese, praktika, shërbime dhe programe) të cilat ndërmerren me qëllim promovimin e të ushqyerit optimal, shëndetit dhe mirëqenies në popullatë.

  • Seksioni i Ushqyerjes është struktura përgjegjëse për monitorimin e gjendjes ushqyese të popullatës dhe ndikimin e dietës në shëndet, sidomos në zbulimin në kohë dhe zgjidhjen e gjendjeve si pasoje e pamjaftueshmerive nutricionale me rëndësi në shëndet publik, për të promovuar ushqyerje të shëndetshme dhe përmirësimit të të ushqyerit.
  • Në bashkëpunim me institucionet lokale ky sektor kryen matje antropometrike, ekzaminime klinike, analiza biokimike dhe testime te konsumit të ushqimit për të vlerësuar statusin e të ushqyerit dhe zakonet dietike të popullatës.
  • Ne bashkepunim me Ministritë e linjes zhvillon politika kombëtare të ushqimit dhe ushqyerjes, standarde dhe norma te konsumit të grupeve të caktuara të popullatës, si dhe udhëzime dhe materiale për të promovuar ushqim të shëndetshëm.
  • Seksioni merr pjesë në projekte mjekësore dhe shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.