Shërbimet e organizuara të këshillimit dhe marrjes së mostrave për laborator kryhen pa pagesë për gratë 40-49 vjeç, pranë qendrave shëndetësore në shërbimet e kujdesit parësor, të cilat sigurojnë edhe informimin e grave mbi programin.
Shërbimet e diagnozës së mëtejshme dhe të trajtimit eventual mjekësor kryhen pa pagesë për gratë e përfshira në program, në shërbimin spitalor publik për të gjitha gratë që rezultojnë pozitive në depistim.