Qendrat shëndetësore sigurojnë shërbimet e informimit, marrjes së mostrave biologjike për testet depistuese dhe këshillimin e grave të përfshira në program.
Para ditës së takimit:
Fillimisht duhet të lini një takim me personelin shëndetësor të qendës shëndetësore ku jeni e regjistruar.
Takimi duhet të bëhet në një ditë kur nuk jeni me perioda (cikël menstrual).
Për ato gra që dëshirojnë ta marrin mostrën vaginale pranë QSH rekomandohet të vishni një fund të gjerë (jo pantallona apo fund të ngushtë) për ta patur më të lehtë kryerjen e testit.
Nëse jeni shtatzënë, nëse e keni hequr mitrën (histerektomi), ose nëse ka ndonjë arsye tjetër që ju bën të mendoni se është e vështirë për ju të kryeni testimin depistues, drejtojuni personelit shëndetësor për pyetjet, shqetësimet tuaja dhe për të marrë udhëzimet e duhura.
Dita e Takimit me personelin shëndetësor
Personeli shëndetësor do t’ju informojë në lidhje me testimin.
Mos u shqetësoni, procesi i marrjes së materialit për testim është shumë i thjeshtë. Ju mund ta merrni vetë atë në ambientet e qendrës shëndetësore ose në shtëpinë tuaj.
Marrja e materialit për testim zgjat jo më shume se 5 minuta. Ndërsa krejt takimi me personelin shëndetësor zgjat rreth 15 minuta.
Kryerja e testimit
Testimi për HPV nuk kërkon një ekzaminim pelvik ose pamor të qafës së mitrës. Ai mund të kryhet edhe nga vetë gruaja.
Me poshtë gjeni udhëzimet për kryerjen e testimit: