21 Nëntor 2018 Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)
- This event has passed.
Description
21 Nëntor 2018
Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)
Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një term që përdoret për të përshkruar sëmundjet e mushkërive.
Dita Botërore e SPOK-ut ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për këto sëmundje. Në botë numri i individëve që vuajnë nga këto sëmundje kap shifrën 250 milionë.
SPOK është aktualisht shkaku kryesor i vdekjes në botë dhe është shumë i përhapur
në vendet me të ardhura të ulëta.
Mesazhi i ditës së SPOK-ut për këtë vit është:
“Nuk është as shumë herët, as shumë vonë”
Simptomat që shfaqen më shpesh janë:
- Mosmbushja me frymë
- Shtrëngimi në kraharor
- Kolla me mukus (gëlbazë) të tepërt, sidomos në mëngjes
- Fishkëllima në frymëmarrje
Si diagnostikohet SPOK-u?
Doktori juaj duhet t’ju pyesë për historinë mjekësore dhe duhet t’ju bëjë një ekzaminim fizik.
Ai mund të kërkojë një ose disa nga testet e mëposhtme:
• Grafi të thjeshtë me rreze-x dhe/ose skaner të toraksit.
• Teste të funksioneve pulmonare (të mushkërive) – një teknik i sëmundjeve të mushkërive përdor disa teste për të parë sa mirë funksionojnë mushkëritë tuaja.
• Oksimetri e pulsit – një test pa dhimbje që mat nivelin e oksigjenit në gjak.
• Analizë e gazit në gjak – një test gjaku që mat sasinë e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak.
Shkaktarët kryesorë të SPOK janë:
- Duhanpirja
- Ndotja e ajrit
- Pluhurat dhe kimikatet në vendin e punës
SPOK nuk është i kurueshëm por trajtimi mund të lehtësojë simptomat, përmirësojë cilësinë e jetës dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes.