Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit.Sa mirë vepron vaksina ndaj gripit apo aftësia e saj për të parandaluar sëmundjen e gripit, varion nga një sezon në tjetrin. Efektiviteti i vaksinës mund të ndryshojë edhe në varësi të individit që është vaksinuar. Të paktën dy faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e efektivitetit të vaksinës ndaj gripit. Ato janë:
- Karakteristikat e individit që është vaksinuar si; mosha, shëndeti,etj.
- Ngjashmëria apo përputhshmëria midis viruseve të gripit me të cilat vaksina ndaj gripit është prodhuar dhe viruseve të gripit që janë përhapur (apo qarkullojnë) në komunitet.