Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor, 18 Nëntor 2018

Loading Events
  • This event has passed.
Description

18 Nëntor 2018

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor

Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor për vitin 2018 ka si temë:

“Rrugët kanë histori”

 

Kjo temë është e lidhur me shtyllën e dytë të Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011- 2020. Rrugët nuk lidhin thjesht dy vende. Ato gjithmonë kanë histori, disa prej të cilave tragjike, që ia vlen të kujtohen. Përmes kujtimit të këtyre historive, ne synojmë të ndërgjegjësojmë njerëzit për rritjen e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë, si dhe të parandalojmë përsëritjen e ngjarjeve tragjike.

Në botë, rreth 1.3 milionë njerëz vdesin çdo vit në rrugë nga aksidentet (3500 vdekje çdo ditë), si dhe miliona të tjerë plagosen rëndë.

Në Shqipëri numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore për periudhën janar-shtator 2018 është 152, nga 166 që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ne të gjithë mund të ndihmojmë parandalimin e kësaj katastrofe të madhe njerëzore. Ashtu si rrugët kanë histori edhe ju mund të keni përjetuar ngjarje të dhimbshme të cilat duhen treguar. Eshtë dita jo vetëm për të kujtuar viktimat e aksidenteve në rrugë, por dhe secili të japi ndihmesën e vet që keto histori të mos përsëriten.

Ndaj për udhëtime të këndshme le të përmirësojmë çdo ditë sigurinë rrugore.

 

Start Date - End Date

Nov 17, 2018 - Nov 18, 2018

Start Time - End Time

11:00 pm - 10:59 pm

Share This