29 TETOR- DITA BOTËRORE E INSULTEVE

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

29 TETOR- DITA BOTËRORE E INSULTEVE

Çdo vit në 29 tetor organizohet Dita Botërore e Insulteve. Kjo ditë shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të organizuar fushata sensibilizuese, me qëllim uljen e barrës së insulteve në nivel global, rajonal dhe lokal.

Nëpërmjet krijimit të një platforme globale, në Ditën Botërore të Insulteve përforcohen zërat tanë individualë dhe rritet numri i njerëzve në zhvillimin e bisedave rreth trajtimit dhe mbështetjes për parandalimin e insulteve.

Për vitin 2018, tema e fushatës është mbështetja për të sëmurët ndërsa fokusi është rritja e ndërgjegjësimit për çështjet dhe nevojat kryesore të të mbijetuarve si dhe kujdestarëve të tyre në mënyrë që të arrihet cilësia më e mirë e mundshme e jetës pas goditjes.

 

ÇFARË ESHTE INSULTI OSE GODITJA NË TRU?

Insulti (ose goditja në tru) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e infarktit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur infarkti i trurit është i patrajtuar.

 

 PSE DUHET PARANDALUAR INSULTI?

-90% e të gjitha insulteve janë të lidhura me 10 faktorët kryesorë të rrezikut.

-1 në 6 njerëz është në rrezik për t’u prekur nga një insult gjatë jetës.

-Të gjithë kemi arsye të forta për të parandaluar një insult.

-Insulti është një shkaku  kryesor i vdekjeve në mbarë botën.

-80 milionë njerëz në botë kanë pësuar një insult.

-50 milionë të mbijetuar nga insulti jetojnë me një formë të paaftësisë së përherëshme. Nëse keni pasur një goditje, ose kujdeseni për dikë që ka, një gjë është e sigurt – nuk jeni vetëm! Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të ngriheni sërish mbas insultit.

-Për shumë të tjerë, jeta pas një insulti nuk do të jetë e njëjtë, por me kujdesin dhe mbështetjen e duhur është ende e mundur..

Në Ditën Botërore të Insulteve  ne duam të përqëndrojmë vëmendjen e botës  në vendosmërinë e të prekurve nga sëmundja për të vazhduar udhëtimin e rimëkëmbjes.

 

SI TA ULNI RREZIKUN E INSULTIT?

A e dini se 90% e rasteve të insultit janë të lidhura me 10 rreziqe të shmangshme? Nëse keni diabet, probleme të zemrës ose histori familjare, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të insultit dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim po rendisim hapat që mund të ndjekë secili për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e insultit..

  1. Kontrolloni presionin e lartë të gjakut.
  2. Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.
  3. Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime, dhe me pak kripё, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut.
  4. Ulni kolesterolin tuaj
  5. Ruani një peshë konstante.
  6. Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
  7. Sa më pak alkool tё konsumoni, aq më mirë ёshtё pёr shёndetin tuaj.
  8. Mësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.
  9. Zvogëloni rrezikun nga diabeti, bisedoni me mjekun tuaj.
  10. Njihuni me faktorët e rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak

 

 

Start Date - End Date

Oct 28, 2018 - Oct 29, 2018

Start Time - End Time

11:00 pm - 10:59 pm

Share This