Departamenti i Epidemiologjisë dhe Sistemeve Shëndetësore

 

epidemiologjiaDEPARTAMENTI I EPIDEMIOLOGJISE DHE SISTEMEVE SHENDETESORE

Departamenti i Epidemiologjise dhe Sistemeve Shendetesore eshte qendra kombetare ne fushen e shendetit publik per prodhimin e indikatoreve shendetesore, kontrollin dhe parandalimin e semundjeve kronike jo-infektive, epidemiologjine e shendetit riprodhues, studimin/kerkimin mbi sistemet shendetesore, studimin dhe monitorimin e problematikes se droges ne Shqiperi. Ai ka per funksion te kryeje kerkime kualitative dhe kuantitative ne ndihme te politikave dhe strategjive te shendetit, te monitoroje dhe vleresoje impaktin e nderhyrjeve ne fushen e shendetit publik, te nxise/mbeshtese koordinimin nder-institucional, dhe te kontribuoje ne forcimin e kapaciteteve ne fushat e menaxhimit, planifikimit dhe ekonomise shendetesore, me synim mbrojten e shendetit te popullates dhe rritjes se cilesise se sherbimeve ne shendetesi.
Organigrama (Struktura perberese) e Departamentit te Epidemiologjise dhe Sistemeve Shendetesore eshte ne funksion te kaheve/drejtimeve baze te aktivitetit te tij:
1) Sektori “Observatori Kombetar Epidemiologjik” (konform nenit 40 te Ligjit nr.10 138 “Për Shëndetin Publik, datë 11.5.2009) eshte struktura pergjegjese per prodhimin periodik te indikatoreve shendetesore bazuar ne te dhenat qe merren periodikisht nga INSTAT (te dhenat demografike, te dhenat mbi vdekshmerine, lindshmerine, etj), nga Ministria e Shendetesise (te dhenat mbi semundshmerine spitalore, menaxhimin spitalor, etj), nga Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor (te dhenat mbi semundshmerine ambulatore, menaxhimin e kujdesit shendetesor paresor, etj), nga Departamenti i Kontrollit te Semundjeve Infektive i ISHP-se (te dhenat e grumbulluara dhe analizuara nga ai Departament mbi semundshmerine infektive), nga Departamenti i Mjedisit dhe Shendetit te ISHP-se (te dhenat e grumbulluara dhe analizuara nga ai Departament mbi monitorimin e ujit te pijshem, monitorimin e determinanteve te tjere risk mjedisore), si dhe dhe burime te tjera brenda e jashta fushes se shendetesise.
2) Sektori i Epidemiologjise te Semundjeve Kronike Jo-Infektive dhe Kerkimit mbi Politikat Shendetesore eshte struktura pergjegjese e studimit mbi kontrollin esemundjeve kronike jo-infektive, bazuar ne survejancen dhe studimin epidemiologjik, me fokus te veçante ne identifikimin dhe monitorimin e faktoreve/determinanteve risk. Mbi bazen e te dhenave te perftuara mbi studimin mbi shkakesine dhe rrjedhojat perkatese, si dhe te dhenat e lartpermendura mbi semundshmerine dhe vdekshmerine te grumbulluara nga Observatori Kombetar Epidemiologjik, ai realizon kerkimin mbi politikat shendetesore ne vendin tone ne fushen e semundjeve kronike (semundjet kardio-cerebro-vaskulare, kanceri, diabeti, semundjet pulmonare kronike, etj).
3) Sektori i Kerkimit ne Popullate eshte struktura pergjegjese e studimit te aspekteve te ndryshme te Epidemiologjise se Shendetit Riprodhues, te tilla si (i) Shendeti i Nenes dhe Femijes (semundshmeria dhe vdekshmeria foshnjore, femijenore <5 vjeç, ametare), (ii) Survejanca e Abortit, (iii) Survejanca e Defekteve te Lindura, (iv) Planifikimi Familjar (Programi LMIS mbi kontraceptivet), (v) Shendeti i Gruas: moshat riprodhuese, menopauza, pas-menopauza, si dhe aspekteve te Epidemiologjise se Shendetit Mendor.
4) Qendra Kombetare e Informacionit per Drogat eshte struktura pergjegjese qe merret me grumbullimin periodik te te dhenave per drogen (i) nga burimet e ndryshme te kerkeses per droge, dhe (ii) burimet e ndryshme te ofertes per droge. Mbi bazen e te dhenave te grumbulluara nga kjo Qender, Grupi Kombetar i Eksperteve per Drogen realizon prodhimin e indikatoreve epidemiologjike te reduktimit te kerkeses per droge dhe atyre te reduktimit te ofertes, qe perbejne bazamentin e Raportit Kombetar Vjetor te Droges te perpiluar nga ai Grup konform udhezimeve dhe kerkesave standarde perkatese te EMCDDA (European Center of Drugs and Drug Addiction – Qendra Europiane e Droges dhe Droge-Vartesise).
Departamenti i Epidemiologjise dhe Sistemeve Shendetesore e ushtron aktivitetin e vet ne drejtimet e mesiperme ne mbeshtetje dhe funksion te ISHP-se dhe Ministrise se Shendetesise, ne baze te planeve perkatese afat-shkurtera dhe afat-mesme te perpiluara prej tij dhe miratuara nga Drejtoria dhe Keshilli Shkencor i ISHP-se, konform zbatimit te ligjeve/akteve nenligjore/urdheresave perkatese te Ministrise se Shendetesise ne fushen e kontrollit dhe parandalimit te semundjeve kronike jo-infektive, perfshire ate te shendetit te nenes dhe femijes.

Departamenti i Epidemiologjise dhe Sistemeve Shendetesore e ushtron aktivitetin e vet ne bashkepunim te ngushte me Departamentet e tjera shkencore te ISHP-se, Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Drejtorite/Sherbimet e Shendetit Publik ne baze Rajoni/Rrethi, si dhe Sektore Publike jashta sferes se shendetesise dhe/ose organizma/organizata te ndryshme jo-publike brenda dhe jashte vendit.
Drejtimet kryesore te aktivitetit te Departamentit te Epidemiologjise dhe Sistemeve Shendetesore jane:
1) Prodhimi periodik i indikatoreve te ndryshem shendetesore (Observatori Kombetar Epidemiologjik), konkretisht:
(i) Indikatoret Demografike dhe Shtesa natyrore e popullsise dhe piramida e popullates.
(ii) Indikatoret (=Nivelet) e Vdekshmerise se Pergjithshme (=nga te gjitha shkaqet) Krude dhe te Standardizuar ne popullaten totale (=te dy gjinite, te gjitha grup-moshat), sipas gjinise (=gjini-specifike), sipas moshes (=moshe-specifike), sipas gjinise dhe moshes (gjini-specifike dhe moshe-specifike).
(iii) Indikatoret (=Nivelet) e Vdekshmerise Krude dhe te Standardizuar sipas Shkaqeve (=Shkak-specifike) ne popullaten totale (=vdekshmeria shkak-specifike per te dy gjinite dhe te gjitha grup-moshat), popullaten totale sipas gjinise (=vdekshmeria gjini-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas grup-moshave (=vdekshmeria moshe-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas gjinise dhe grup-moshave (=vdekshmeria gjini-specifike, moshe-specifike, shkak-specifike).
(iv) Indikatoret (=Nivelet) e Vdekshmerise Amesore.
(v) Indikatoret e Vdekshmerise Fetale: Nivelet e Vdekshmerise Fetale; Raporti i Vdekshmerise Fetale.
(vi) Indikatoret e Vdekshmerise Perinatale: Nivelet e Vdekshmerise Perinatale; Raporti i Vdekshmerise Perinatale.
(vii) Indikatoret (=Nivelet) e Vdekshmerise Foshnjore (0-1 vjeç) per grup-moshen ne total, si dhe sipas 3 ndarjeve moshore ne muaj (Nivelet e Vdekshmerise Neonatale te Hershme; Nivelet e Vdekshmerise Neonatale te Voneshme; Nivelet e Vdekshmerise Pas-neonatale).
(viii) Indikatoret (=Nivelet) e Semundshmerise te-Bazuar-ne-Spital (Spitalore) Krude dhe te Standardizuar ne popullaten totale (=te dy gjinite, te gjitha grup-moshat), sipas gjinise(=gjini-specifike), sipas moshes (=moshe-specifike), sipas gjinise dhe moshes (gjini-specifike dhe moshe-specifike).
(ix) Indikatoret (=Nivelet) e Semundshmerise te-Bazuar-ne-Spital (Spitalore) Krude dhe te Standardizuar sipas Shkaqeve (=Shkak-specifike) ne popullaten totale (=vdekshmeria shkak-specifike per te dy gjinite dhe te gjitha grup-moshat), popullaten totale sipas gjinise (=vdekshmeria gjini-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas grup-moshave (=vdekshmeria moshe-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas gjinise dhe grup-moshave (=vdekshmeria gjini-specifike, moshe-specifike, shkak-specifike).
(x) Indikatoret (=Nivelet) e Semundshmerise te-Bazuar-ne-Sherbimin Paresor Krude dhe te Standardizuar ne popullaten totale (=te dy gjinite, te gjitha grup-moshat), sipas gjinise (=gjini-specifike), sipas moshes (=moshe-specifike), sipas gjinise dhe moshes (gjini-specifike dhe moshe-specifike).
(xi) Indikatoret (=Nivelet) e Semundshmerise te-Bazuar-ne-Sherbimin Paresor Krude dhe te Standardizuar sipas Shkaqeve (=Shkak-specifike) ne popullaten totale (=vdekshmeria shkak-specifike per te dy gjinite dhe te gjitha grup-moshat), popullaten totale sipas gjinise (=vdekshmeria gjini-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas grup-moshave (=vdekshmeria moshe-specifike, shkak-specifike), popullaten totale sipas gjinise dhe grup-moshave (=vdekshmeria gjini-specifike, moshe-specifike, shkak-specifike).
(xii) Indikatoret e Rritjes se Popullates dhe Lindjes se Gjalle: Nivelet e Rritjes se Popullates; Nivelet e Fertilitetit te Pergjithshem; Nivelet e Shtatzenise se Pergjithshme; Nivelet Moshe-Specifike te Fertilitetit; Nivelet e Fertilitetit Total.
(xiii) Indikatoret e Nderprerjes se Induktuar te Shtatzenise (=Aborteve): Nivelet e Nderprerjes se Induktuar te Shtatzenise; Raporti I i Nderprerjes se Induktuar te Shtatzenise; Raporti II i Nderprerjes se Induktuar te Shtatzenise.
(xiv) Indikatoret e Sherbimit dhe Menaxhimit Spitalor.
(xv) Indikatoret e Sherbimit/Kujdesit Shendetesor Paresor.
(xvi) Indikatoret e Aksesit ne Sherbimet Shendetesore (Paresor, Spitalor).

 

2) Studime mbi Epidemiologjine dhe Kontrollin e Semundjeve Kronike dhe mbi Politikat Shendetesore perkatese (Sektori i Semundjeve Kronike Jo-Infektive dhe Kerkimit mbi Politikat Shendetesore), konkretisht:
(i)Studime ne popullate mbi faktoret risk te semundjeve kronike (perparesi semundjet kario-cerebro-vaskulare, kanceri, diabeti, semundjet pulmonare kronike).
(ii) Analiza epidemiologjike mbi shperndarjen dhe frekuencen e hasjes konform triades klasike epidemiologjike person-vend-kohe te semundjeve kronike.
(iii) Studime mbi kapacitetet, nevojat dhe nivelet e performances profesionale te sherbimeve shendetesore ne fushen e semundjeve kronike.
(iv) Analiza mbi nivelet e aksesit te popullates ne sherbimet shendetesore ne fushen e semundjeve kronike.
(v) Ndertim dhe menaxhim i sistemeve te survejances specifike te semundjeve te ndryshme kronike (perparesi semundjet kario-cerebro-vaskulare, kanceri, diabeti, semundjet pulmonare kronike) dhe sherbimeve perkatese te kontrollit.
(vi) Monitorim dhe vleresim i strategjive/politikave te kontrollit per semundjet kronike.
(vii) Pergatitje e materialeve trajnuese/instruktuese ne fushen e parandalimit paresor (edukim dhe promocion shendetesor), parandalimit dytesor (kapja e harshme e rasteve nepermjet depistimit), dhe parandalimit tretesor (cilesia e kujdesit perkates mjekesor ne drejtim te trajtimit adekuat) per semundjet kronike.
Pergatitje e udhezueseve/manualeve teknike per punonjesit e shendetit publik te rretheve.
(viii) Pilotim modelesh te kontrollit te semundjeve kronike ne nivel qendror dhe nivel lokal, bazuar ne praktikat me te mira.
(ix) Mbeshtetje/koordinim lidhur me politikat dhe strategjite e reja ne fushen e kontrollit te semundjeve kronike nepermjet organizimit te seminareve, workshopeve, konferencave shkencore.
3) Studime ne fushen e Epidemiologjise se Shendetit Riprodhues dhe Epidemiologjise se Shendetit Mendor (Sektori i Kerkimit ne Popullate), konkretisht:
(i) Qendra Kombetare e Sistemit te Survejances se Abortit ne Shqiperi: grumbullimi nga te gjitha burimet perkatese i te dhenave mbi abortet, analiza periodike e tyre, monitorimi (nepermjet operativitetit ne terren) i ecurise se sistemit te survejances (identifikimi dhe eliminimi i bias-eve eventualisht te pranishem), perpilimi i raporteve shkencore, perditesimi i aspekteve te ndryshem te objektivave perberese te strategjise perkatese.
(ii) Qendra Kombetare e Sistemit te Survejances se Defekteve te Lindura ne Shqiperi: grumbullimi nga te gjitha burimet perkatese i te dhenave mbi defektet e lindura (keqformimet kongjenitale), analiza periodike e tyre, monitorimi (nepermjet operativitetit ne terren) i ecurise se sistemit te survejances (identifikimi dhe eliminimi i bias-eve eventualisht te pranishem), perpilimi i raporteve shkencore, perditesimi i aspekteve te ndryshem te objektivave perberese te strategjise perkatese.
(iii) Programi Kombetar LMIS mbi kontraceptivet: planifikimi ne baze te nevojave te te gjitha Rretheve te vendit ne sasi dhe sipas asortimenteve, shperndarja, dhe monitorimi mbi perdorimin e tyre.
(iv) Studime epidemiologjike mbi aspekte te ndryshme te Planifikimit Familjar ne Shqiperi.
(v) Studime epidemiologjike mbi Semundshmerine dhe Vdekshmerine Foshnjore (0-1 vjeç) ne Shqiperi.
(vi) Studime epidemiologjike mbi semundshmerine dhe vdekshmerine femijenore (1-4 vjeç) ne Shqiperi.
(vii) Studime epidemiologjike mbi semundshmerine dhe vdekshmerine amesore ne Shqiperi.
(viii) Studime epidemiologjike mbi Shendetin Mendor ne Shqiperi.
4) Qendra Kombetare e Informacionit per Drogat:
(i) Grumbullimi periodik i informacionit per drogat nga te gjitha burimet ekzistuese lidhur me kerkesen per droge dhe oferten per droge.
(ii) Pergatitja nga Grupi Kombetar i Eksperteve i Raporteve periodike Kombetare mbi situaten e droges (perdorimi, droge-vartesia, shperndarja/trafikimi) ne Shqiperi, konform udhezimeve dhe kerkesave standarde perkatese te EMCDDA (European Center of Drugs and Drug Addiction – Qendra Europiane e Droges dhe Droge-Vartesise).
Prof. Dr. Eduard KAKARRIQI
(Shef i Departamentit)