Dita Botërore e Popullsisë, 11 korrik 2018

Loading Events
  • This event has passed.
Description

 

Një Ditë e Veçantë për Çështjet e Popullsisë

 

 

Më 11 korrik të çdo viti,organizohet Dita Botërore e Popullsisë. Qëllimi i kësaj dite është që të fokusohet vëmendja e gjithë botës në rëndësinë e çështjeve të popullsisë. Ideja për këtë ditë lindi kur popullsia e botës arriti në 5 miliardë.
Fokusi i Ditës Botërore të Popullsisëpër vitin 2018është:

“Planifikimi familjar është një e drejtë njerëzore”

Planifikimi Familjar
Viti 2018 shënon 50-vjetorin e një konference që u përqendrua në planifikimin familjar. Në vitin 1968 u mbajt Konferenca Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, planifikimi familjar u konfirmua si një e drejtë njerëzore. Deklarata e Teheranit, e miratuar gjatë konferencës thotë se, është një e drejtë themelore e prindërve që të vendosin për numrin e fëmijëve dhe intervalin kohor midis tyre.

Miliona gra, në nivel global, ende nuk përfitojnë qasje në metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar. Kjo është arsyeja pse është zgjedhur kjo temësi fokus për vitin 2018. Sigurimii një planifikimi të sigurt dhe efektiv i familjes,është një e drejtë themelore e njeriut dheduhet të jetë një zgjedhje vullnetare,kunë themel duhet të ketë barazinë gjinore.

Sfondi
Vlerësimet aktuale tregojnë se, afërsisht 83 milionë njerëz janë shtesa vjetore në popullsinë e botës. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100 sipas projeksionit të mesëm.

UNFPA punon me shumë partnerë brenda dhe jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë qeveritë, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile, organizatat dhe udhëheqësit fetarë dhe të tjerët për të arritur misionin e saj.
UNFPA i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi resurseve dhe përpjekjeve të vendeve respektive, duke vënë theksin në zbatimin e politikave kombëtare të çdo vendi, për të arritur rezultate më të mira dhepër t’iu përgjigjur më mirë nevojave lokale.
UNFPA punon për të mbështetur planifikimin familjar duke: siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kontraceptivëve cilësorë; forcuar sistemet shëndetësore kombëtare; promovuar politika që mbështesin planifikimin familjar; dhe duke mbledhur të dhëna për të mbështetur këtë iniciativë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UNFPA-në siguron lidership global në rritjen e qasjes në planifikimin familjar, duke mbledhur partnerë dhe duke përfshirë qeveritë për të zhvilluar dëshmi dhe politika,si dhe duke ofruar ndihmë programore, teknike dhe financiare për politikat kombëtare në të gjithë vendin.

Start Date - End Date

Jul 11, 2018 - Jul 11, 2018

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This