26 Qershor Dita Ndërkombëtare e Luftës ndaj Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave
- This event has passed.
Description
26 Qershor
Dita Ndërkombëtare e Luftës ndaj Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave
Kjo ditëështë caktuar nga Kombet e Bashkuara për t’ukujtuar vendeve anëtare të OKB-sëqë të ndërmarrin masa për parandalimin e prodhimit, tregtimit, trafikimit ilegal,përdorimit dhe abuzimit të drogave në vendet respektive,si dhe ofrimine ndërhyrjeve trajtuese dhe përkujdesëse të bazuara në evidenca dhe në respektim tëtë drejtave të njeriut.
Fushata ndërgjegjësuese këtë vit ka si temë:
Në fillim dëgjoni!
Të dëgjosh fëmijët dhe të rinjtë është hapi i parë drejt zhvillimit të tyre të shëndetshëm dhe të sigurt.
Kjo fushatë ka për qëllim të ndërgjegjësojë:
- Ligjvënësit
- Prindërit
- Mësuesit
- Punonjësit e promocionit shëndetësor
- Punonjësit e shëndetit
Duke dëgjuar me ndjeshmëri dhe empati, ne mund të ndikojmë pozitivisht te fëmijët dhe sjelljet e tyre të rrezikshme.
Abuzimi ndaj substancave i referohet përdorimit të dëmshëm dhe të rrezikshëm të substancave psikoaktive, përfshirë alkoolin dhe drogat ilegale. Përdorimi i vazhdueshëm i substancave psikoaktive mund tëçojë në sindromën e varësisë, e cila është një gjendje fizike me njësërë shenjash fizike, mendore dhe tësjelljes,të cilat manifestohen gjatë përdorimit të substancave dhe në mungesë të substancës në organizëm(sindroma e tërheqjes). Substancat ndikojnë në gjithë organizmin por, kryesisht ato ndikojnë nësistemin nervor qendror qëështëi përbërë nga truri dhe nervat e shtyllës kurrizore. Substancat psikoaktive ndërveprojnë me neuronet e trurit duke rritur ose minimizuar ndërveprimin e tyre. Ndryshimi i funksionimit normal të neuroneve në tru çon në ndryshimin e perceptimeve, mendimeve, emocioneve, sjelljes, por edhe të një sërë funksionesh të tjera të organizmit si: orientimi në hapësirë dhe kohë, lëvizshmëria, frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit,perceptimet shqisore, sistemi imunitar, etj.
Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i përdoruesve të substancave psikoaktive ilegale në botë gjatë vitit 2008 ishte rreth 155-250 milionë njerëz, pra 5.7 % e popullsisë së përgjithshme tëgrup-moshës 15-64 vjeç. Substanca më e përdorur në gjithë globin është kanabis me 129-190 milionë njerëz qëe kanë përdorur, ndjekur nga substanca të tjera si amfetaminat, kokaina dhe opiodet (heroina, morfina, kodeina, benzodiazepinat).
Parandalimi dhe trajtimi është i mundur. Njerëzit që kanë problem për shkak të abuzimit dhe varësisë nga substancat psikoaktive duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes, dhe bashkë me të të shqyrtojnë mundësitë e dhënies së ndihmës profesionale.
Shqipëria është një vend që i është dashur të përballet me pasojat e abuzimit dhe varësisë nga drogat gjatë 20 viteve të fundit,atëherë kur përdorimi i tyre filloi të jetë problematik në aspektin e shëndetit publik.
Vlerësohet se numri i personave që kanë përdorur të paktën një herë gjatë jetës së tyre një substancë psikoaktive të jetë midis 60.000-80.000 veta, ndërsa numri i personave të cilët kanë probleme për shkak të abuzimit dhe varësisë të jetë diku midis 6.000-8.000 veta.
Bazuar në një studim të fundit të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik (ESPAD, 2016) në lidhje me përdorimin e substancave psikoaktive nga fëmijët e klasave të nënta dhe të dhjeta, rezulton se:
- 1 në 20 nxënës ka konsumuar marijuanë të paktën një herë gjatë jetës. Gjithsej, 6.6% e të pyeturve pohuan se kishin konsumuar marijuanë të paktën një herë gjatë jetës së tyre, krahasuar me përgjigjet pohuese (4.4%) nga i njëjti studim i kryer në vitin 2011. Këto shifra tregojnë një rritje të personave që kanë konsumuar të paktën një herë marijuanë (2,2%) në krahasim më studimin e mëparshëm (2016: 6.6% vs 2011: 4.4%).
- Djemtë kanë një përqindje shumë herë më të lartë të konsumit të marijuanës në
krahasim me vajzat. Gjithashtu, nxënësit e shkollave private, ata që jetojnë në zonat urbane dhe ata që studiojnë në shkollat profesionale, kanë një prevalencë më të lartë të përdorimit të marijuanës.
- Numri i atyre të cilët kanë konsumuar marijuanën më shumë se 40 herë është relativisht i ulët.
- Për sa i përket konsumit të substancave të tjera psikoaktive, 15.3% e nxënësve të klasave të nënta dhe të dhjeta raportuan se kishin konsumuar të paktën një herë një substancë psikoaktive, duke përfshirë marijuanë, sedativë, alkool bashkë me pilula dhe medikamente kundër dhimbjes.
- Kokaina është substanca e dytë më e përdoruar pas marijuanës, me 3.7 % të nxënësve që e kishin provuar të paktën një herë gjatë jetës, dhe në vendin e tretë renditen inhalantët me 3.5 % të nxënësve të pyetur.
Përsa i përket përdorimit të drogave nga moshat e rritura, rezulton se marijuana është gjithashtu substanca më e përdoruar midis grup-moshës 15-64 vjeç, kokaina është në vend të dytë dhe MDMA/ekstazit në vend të tretë. Personat që i përdorin më shpesh këto substanca janë tërinjtë midis moshës 19-34 vjeç.
Instituti i Shëndetit Publik luan një rol të rëndësishëm në depistimin dhe në ngritjen e sistemit të survejancës për të identifikuar trendet e fundit të përdorimit të substancave psikoaktive në Shqipëri; në edukimin e popullatës në lidhje me rreziqet e përdorimit të substancave; në ngritjen e kuadrit ligjor dhe planeve konkrete të veprimit për t’ju përgjigjur kërkesave për trajtim; në dhënien e rekomandimeve dhe ekspertizës për ngritjen e programeve shkollore në lidhje me edukimin e fëmijëve për substancat psikoaktive. Instituti bashkëpunon me të gjithë partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar praktikat më bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e abuzimit dhe varësisë nga drogat në vend.