Takim në kuadër të javës së Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës, 26 Janar ora 10:00
- This event has passed.
Description
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, planifikon një takim me përfaqesues të qendrave shendetësore në Tiranë, Fier dhe Dibër, në kuadër të javës së Parandalimit të kancerit të Qafës së mitrës.
Në takim do të prezantohen zhvillimet më të fundit në fushën e kontrollit të kancerit të qafës së mitrës në kujdesin parësor, përvoja e fituar dhe planet për të ardhmen
Takimi do të zhvillohet në datën 26 Janar, ora 10:00-12:00, tek Hotel Tirana.
Në takim jane ftuar te marrin pjesv mjekë nga qendrat shëndetësore nga keto rrethe.
Në takim do të prezantohen punimet e mëposhtme:
Zhvillimet, politikat shendëtsore dhe përvojat më të fundit mbi kontrollin e kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri
|
Alban Ylli
|
Fakte mbi njohuritë dhe sjelljet lidhur me depistimin e kancerin e qafës së mitrës. Studim në popullatën e rrethit Fier
|
Kozeta Filipi
|
Kanceri i qafës së mitrës ne udherrefyesin kombetar te kontrollit dhe parandalimit të tij
|
Lumturi Mërkuri
|
Roli i laboratorit në testimin depistues të kancerit te qafës së mitrës. Përvoja nga pilotimi në disa qendra shëndetesore në Tiranë dhe Fier
|
Lila Shundi
|
Organizimi i fushatës kombëtare në kuadër të Javës së Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës
|
Gentiana Qirjako
|