15 Nëntor 2017, Dita Botërore e SPOK

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Dita botërore e SPOK (e njohur si Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike) që prej vitit 2002 organizohet çdo vit në të mërkurën e dytë ose të tretë të muajit nëntor.

Sëmundjet pulmonare obstruktive kronike janë një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Sipas një vlerësimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), rreth 210 milion njerëz në botë vuajnë nga SPOK dhe në vitin 2030 kjo sëmundje do të bëhet shkaku i tretë i kryesor i vdekjes në mbarë botën.

SPOK nuk është një sëmundje e vetme, por një term i përdorur për të përshkruar sëmundjet kronike të mushkërive që shkaktojnë kufizime në rrjedhën e ajrit të mushkërive. Termat më të njohura si “bronkiti kronik” dhe “emfizema” nuk përdoren më, por tani përfshihen në diagnozën e SPOK. Simptomat më të zakonshme të SPOK janë mungesa e frymëmarrjes, ose “nevoja për ajër” prodhimi i tepruar i pështymës dhe kollë kronike. Megjithatë, SPOK nuk është thjesht një “kollë e duhanpirësve”, por një sëmundje e mushkërive kërcënuese për jetën, që mund të çojë gradualisht deri në vdekje.

Faktorët kryesorë të rrezikut për SPOK janë:

  • Duhanpirja
  • Ndotja e ajrit të brendshëm (si lëndët djegëse të përdorura për gatim dhe ngrohje)
  • Ndoja e ajrit jashtë në natyrë
  • Pluhurat dhe kimikatet në punë (avujt, tymrat, irritues të ndryshëm) etj.

 

Start Date - End Date

Nov 15, 2017 - Nov 19, 2017

Start Time - End Time

5:00 am - 4:00 pm

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This