DITA BOTËRORE E KANCERIT 2015 KANCERI-JO I PAMUNDSHËM

Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit është mundësi ideale për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër epidemisë globale të kancerit, si dhe për të përhapur fjalën se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tonë.

Dita Botërore e Kancerit do të shqyrtojë zbatimin e asaj që ne tashmë e njohim në fushat e parandalimit si zbulimi i hershëm, trajtimi dhe kujdesi, të cilat mund të ndikojnë barrën globale të kancerit për më mirë. Kanceri mund të reduktohet dhe kontrollohet nga zbatimi i strategjive të bazuara në fakte për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit, si dhe menaxhimin e pacientëve me kancer. Dita Botërore e Kancerit e vitit 2015 ka si mesazh kryesor- “KANCERI-JO I PAMUNDSHËM”, i cili thekson nevojën për ndërmarrjen e veprimeve, në mënyrë që të nxisë luftën globale kundër kancerit në një nivel krejt të ri.

KANCERI-JO I PAMUNDSHËM

Shumë kancere kanë një shans të lartë për shërim nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë adekuate. Në nivelin e individit, komunitetit dhe në nivelin qeveritar, mund të bëhet shumë për të shfrytëzuar, mobilizuar dhe për të nxitur zgjidhje dhe ndryshime pozitive. Ndaj mesazhi kryesor i kësaj dite, përmban katër nënmesazhe për të thënë se zgjidhjet nuk janë të pamundura, ato ekzistojnë në të gjithë vazhdimësinë e kancerit dhe janë brenda mundësive tona.

Fakte kryesore

• Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe ka, ose do të ketë, ndikim te të gjithë ne, gjatë jetës sonë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi.
• Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të reduktojnë barrën e kancerit dhe vdekjet e parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme deri në 25% deri në vitin 2025.
• Kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke shkaktuar 8.2milionë vdekje në vit.
• Epidemia globale e kancerit është e pamatshme dhe ka tendencë të rritet.
• Ajo është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
• Epidemia globale e kancerit është e pamatshme dhe ka tendencë të rritet.
• Ajo është parashikuar të rritet në 19.3 milionë raste në vitin 2025, krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.
• Numri i rasteve të reja pritet të rritet me rreth 70% gjatë dy dekadave të ardhshme.
• Më shumë se një e treta e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe, nëse zbulohen mjaft herët, shumë kancere janë të shërueshme.
• Shkaqet më të shpeshta të vdekjes nga kanceri janë kanceri i mushkërive, i mëlçisë, stomakut, kolorektumit, gjirit dhe kanceri ezofagial.
• Ndër burrat, kanceret më të zakonshme të diagnostikuara në vitin 2012 ishin kanceret e mushkërive, prostatës, kolorektumit, stomakut dhe kanceri i mëlçisë.
• Ndër gratë kanceret më të zakonshme të diagnostikuara në vitin 2012 ishin kanceret e gjirit, kolorektumit, mushkërive, qafës së mitrës dhe kanceri në stomak.
• Rreth 30% e vdekjeve nga kanceri janë për shkak të pesë faktorëve të rrezikut të sjelljes dhe të ushqyerjes si mbipesha dhe obeziteti, konsumi i pakët i frutave dhe perimeve, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe përdorimi i duhanit dhe alkoolit.
• Përdorimi i duhanit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut për shkaktimin e kancerit me rreth 20% të vdekjeve globale nga kanceri dhe rreth 70% të vdekjeve globale të kancerit të mushkërive.
• Kanceri i shkaktuar nga infeksione virale të tilla si virusi i hepatit B e C (HBV / HCV) dhe virusi i papilomës njerëzore (HPV) janë përgjegjës për rreth 20% të vdekjeve nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.