10 Maj, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Bёhuni aktivë gjatё gjithё jetёs

Zgjedhja e duhur: Aktiviteti Fizik”

 

Çfarё ёshtё aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik ёshtё çfarёdolloj lёvizje e cila vё nё pёrdorim muskujt, duke pёrdorur mё tepёr energji sesa gjatё qёndrimit pa lёvizur.

Aktiviteti fizik pёrfshin sportet dhe ushtrimet, apo seancat e fitnesit; aktivitetet e kohёs sё lirё si ecja nё natyrё, ecja dhe kёrcimi; punё tё ndryshme nё shtёpi, kopshtari, ecje pёr nё shkollё, punё, apo dhe psonisje.

  • Aktiviteti fizik me intensitet tё moderuar, si ecja e shpejtё, kёrcimi dhe kopshtaria, rrit rrahjet e zemrёs dhe bёn qё personi ndihet ngrohtë dhe me frymëmarrje të shpeshtuar.
  • Aktiviteti fizik me intensitet vigoroz, si vrapimi, dhёnia e shpejtё e biçikletёs apo noti si sport, bёn qё personi qё e kryen atё tё djersitet dhe t’i mbahet fryma.

 

Aktivitete si ecja, vrapimi, çiklizmi dhe noti, janё forma tё aktivitetit fizik aerobik i cili forcon zemrёn dhe sistemin respirator.

Njerёzit kanё nevojё tё bёjnё njё jetё aktive, ku tё integrojnё aktivitetin fizik nё rutinёn e pёrditshme.

 

Cilat janё pёrfitimet qё sjell pёrfshirja nё aktivitetin fizik

 

  1. Pёrfitimet shёndetёsore nё pёrgjithёsi:
  • ndihmon nё mbajtjen e njё peshe normale
  • pёrmirёson mirёqenien psikologjike
  • pёrmirёson shёndetin muskulo-skeletor, si dhe parandalon osteoporozёn
  1. Zvogёlimi i rrezikut nga:
  • kolesteroli i lartё
  • presioni i lartё i gjakut
  • diabeti i tipit 2
  • sёmundjet e zemrёs dhe goditjet e trurit
  • disa lloje kanceri, si kanceri i gjirit dhe ai i zorrёve
  • depresioni

Pёrfitimet nga aktiviteti fizik te fёmijёt

  • Ndihmon nё rritjen e shёndetshme dhe nё forcimin e kockave dhe muskujve.
  • U jep mundёsi fёmijёve tё krijojnё miqёsi tё reja dhe të pёrfshihen nё lojëra.
  • Fёmijёt qё janё aktivё kanё mё shumё gjasa qё tё jenё aktivё gjatё gjithё jetёs.

 

Pёrfitimet nga aktiviteti fizik tek tё moshuarit

  • Ndihmon në ruajtjen e forcёs dhe elasticitetit, pёrmirёson ecjen dhe lёvizjet.
  • Zvogёlon rrezikun ndaj rrёzimeve dhe dёmtimeve.
  • Ndihmon nё parandalimin e problemeve tё shёndetit mendor si depresioni dhe demenca, çrregullime tё zakonshme tё kёsaj moshё.
  • Bёn tё mundur krijimin e mundёsisё pёr t’u shoqёruar dhe pёr tё mos u izoluar .

 

 

Sa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shёndetshёm

Fёmijёt dhe tё rinjtё (5-17 vjeç) duhet tё bёjnё tё paktёn 60 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz çdo ditё. Aktivitetet qё forcojnё muskujt dhe kockat duhet tё pёrfshihen tё paktёn 3 herё nё javё.

Shmangni sa tё mundeni qёndrimin ulur pёr njё kohё tё gjatё, video-lojërat, televizorin apo kompjuterin.

Tё rriturit (18- 64 vjeç) duhet tё bёjnё tё paktёn:

  • 150 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz nё javё.
  • 75 minuta aktivitet fizik me intensitet vigoroz nё javё.

Aktivitetet e forcimit tё muskujve mund tё bёhen nё dy ose mё shumё ditё tё javёs.

E njёjta praktikё ndiqet edhe pёr grup-moshat 18-64 vjeç.

Ёshtё mjaft e rёndёsishme pёr tё moshuarit tё qёndrojnё aktivë dhe tё bёjnё ushtrime qё forcojnë muskujt dhe qё pёrmirёsojnë lёvizshmёrinё.

Njerёzit me probleme tё ndryshme shёndetёsore apo me paaftёsi mund tё ndjekin udhёzimet e lartpërmendura, kur ёshtё e mundur. Megjithatё, kёshillohet tё marrin edhe mendimin e profesionistёve tё fushёs, pёr tё pёrcaktuar llojin dhe sasinё e aktivitetit fizik qё u pёrshtatet mё mirё.

Njerёzit qё nuk kanё ushtruar aktivitet fizik, duhet ta nisin me kohё tё shkurtuar dhe mё pas, gradualisht tё rrisin kohёzgjatjen e pёrfshirjes nё aktivitetin fizik.

Kini parasysh se, nёse nuk arrini nivelet e rekomanduara tё aktivitetit fizik, ёshtё mё mirё tё kryeni pak aktivitet fizik sesa aspak.

 

Kёshilla pёr gjithё familjen

 

  • Shiheni aktivitetin fizik si njё mundёsi dhe jo si pengesё.
  • Bёhuni aktiv çdo ditё nё mёnyra tё ndryshme, aq sa mundeni.
  • Shfrytёzoni çdo mundёsi tё vogёl pёr tё qenё aktivë, p.sh. pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit, apo kryeni punё ku tё pёrfshiheni fizikisht.
  • Mos pёrdorni automjetin tuaj por ecni, pёrdorni biçikletёn, transportin publik, dhe shkallёt nё vend tё ashensorit.
  • Zvogёloni kohёn e qёndrimit ulur pёr njё kohё tё gjatё, si nё shtёpi ashtu edhe nё punё. Pёrdorni kohёn e pushimit tё drekёs pёr tё bёrё sadopak lёvizje, nёse ёshtё e mundur.
  • Regjistrohuni nё palestёr apo vraponi nё park.
  • Inkurajoni fёmijёt tuaj që tё merren me sport, nё mёnyrё qё tё zvogёlojnё kohёn e qёndrimit ulur.
  • Bёhuni modeli pozitiv nё familje duke u angazhuar nё aktivitete sportive, dhe limitoni kohёn e qёndrimit para ekranit.
  • Fikni televizorin ose kompjuterin dhe pёrfshihuni nё lojëra me fёmijёt tuaj.
  • Bёhuni krijues nё kohёn e lirё, dhe pjesёmarrёs nё aktivitete fizike si familje.
  • Ecni dhe dilni me biçikletё me fёmijёt tuaj, bёni zgjedhjen e shёndetshme.

 

 

Start Date - End Date

May 10, 2017 - May 21, 2017

Start Time - End Time

6:00 am - 3:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This