10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Loading Events
  • This event has passed.
Description
  • 10 Tetori

    Dita Botërore e Shëndetit Mendor 

    “Ndihma e parë psikologjike” 

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

    Këtë vit, slogani i vendosur për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është “Ndihma e parë psikologjike”, duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të japin për personat që kalojnë një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.

    Në një kontekst global, kur ndodhin kriza humanitare është e nevojshme që në kohën e duhur të vijë mbështetja dhe ndihma e parë psikologjike. Por ngjarjet e krizës nuk kufizohen vetëm në ngjarjet që japin mediat. Në shumë vende dhe çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehta si humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i sëmundjeve të rënda fizike.

    Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim dhe/ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor. E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual

    Parimi i ndihmës së parë psikologjike është se, dikush apo të gjithë mund të ndërhyjnë për të ndihmuar dikë dhe të shohin nëse ka nevojë për ndihmë profesionale. Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kenë nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.

    Kur në komunitetet tona ndodhin ngjarje të tmerrshme, çdokush mund të ndihmojë personat që janë prekur. Prandaj është e nevojshme të ketë informacion lidhur me ndihmën e parë psikologjike, në mënyrë që të ofrohet mbështetje për njerëzit në nevojë që janë të pikëlluar. Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është të fokusohet në mbështetjen psikologjike nga njerëz që e gjejnë veten në rolin për të ndihmuar ata persona që po përballen me një situatë të vështirë, përfshirë këtu puonjës të stafeve shëndetësore, mësues, zjarrfikës, punonjës të komunitetit, policë, etj. Kujdesi shëndetësor nuk përbëhet vetëm prej ndihmës së parë fiziologjike, por duhet të mbështetet edhe nga ndihma e parë psikologjike. Në të vërtetë, investimi në ndihmën e parë psikologjike është pjesë e një përpjekjeje afatgjatë për të siguruar mbështjetje për të gjithë ata persona që janë në rrezik akut për shkak të një krize apo një gjendjeje të vështirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që kur ata kanë nevojë për ndihmën e parë psikologjike, të marrin mbështetje shtesë të avancuara në kontekstin e shëndetit mendor dhe shërbimeve sociale. 

    Statistika per vitin 2015 dhe 6mujori i I-rë i 2016 për shëndetin mendor

    1. Qendrat komunitare të Shëndetit Mendor Tiranë

    Viti 2015

    SHERBIMI I TE RRITURVE

    Vizita gjithsej  ne qender-19765

    Raste  te  reja-4849

    Vizita  shtepie-208

    Vizita rikontroll, konsulta me perdorues dhe familjare-10779

    SHERBMI I FEMIJEVE ( ADOLESHENTEVE)

    Vizita  gjithsej-3964

    Vizita te para-819

    Persona te kartelizuar 5487

    6 mujori i parë i 2016

    SHERBIMI I TE RRITURVE

    Vizita gjithsej  ne qender-11522

    Raste  te  reja-3515

    Vizita  shtepie-130

    Vizita rikontroll, konsulta me perdorues dhe familjare-6071 

    SHERBMI I FEMIJEVE ( ADOLESHENTEVE)

    Vizita  gjithsej-1990

    Vizita te para-229

    Persona te kartelizuar 5553

             2.Sherbimet e Shendetit Mendor Vlore

    Shërbimi me shtretër;

    Shtrime 2015 – 646

    Raste te reja 2015 -243

    Shtrime 2016 (6-mujori i pare)—380

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)—131

    Qendra Komunitare e Shendetit Mendor

    Vizita 2015- 146

    Raste te reja 2015- 349

    Vizita 2016 (6-mujori i pare)-88

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 99

            3.Sherbimet e Shendetit Mendor Elbasan

    Shërbimi me shtretër;

     Shtrime 2015-405

    Raste te reja 2015-109

    Shtrime 2016 (6-mujori i pare)-238

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)—66

    Qendra Komunitare e Shendetit Mendor;

    Vizita 2015- 4340

    Raste te reja 2015- 196

    Vizita 2016 (6-mujori i pare)-4600

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 116

           4.Qendra Komunitare e Shendetit Mendor Berat

    Vizita 2015- 2136

    Raste te reja 2015- 200

    Vizita 2016 (6-mujori i pare)-1194

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 102

            5.Qendra Komunitare e Shendetit Mendor Korce

    Vizita 2015- 10916

    Raste te reja 2015- 927

    Vizita 2016 (6-mujori i pare)-7453

    Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 155

    1. Shërbimet e Shëndetit Mendor Shkoder

    Shërbimi me shtretër;

    – Për vitin 2015 shërbime të ofruara(shtrime, vizita, urgjenca 24 oreshe)- 1627

    – Për 6 mujorin e pare 2016 shërbime tëofruara(shtrime, vizita, urgjenca 24 oreshe) – 998

    Qendra Komunitare e Shendetit Mendor;

    – Vizita 2015- 12229

    – Raste te reja-1032

    – Vizita 2016 (6-mujori i pare)- 5280

    – Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 468

Start Date - End Date

Oct 09, 2016 - Oct 12, 2016

Start Time - End Time

10:00 pm - 10:00 am

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This