10 Shatator 2016, Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrsasjes

Loading Events
  • This event has passed.
Description

“Lidhje, komunikim, përkujdesje”

 

Në vitin 2003, 10 Shtatori u vendor si Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes.

“Lidhje, komunikim, përkujdesje” është slogani i këtij viti lidhur me Ditës Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes 2016. Këto tri fjalë qëndrojnë në thelb të parandalimin e vetëvrasjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se më shumë se 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes, që do të thotë  një person çdo 40 sekonda . Deri në 25 herë më shumë , numërohen të jenë tentativat për vetëvrasje. Faktet dëshmojnë se ka shumë më shumë njerëz të cilët kanë tentuar vetëvrasje ose kanë qenë të afërt me dikë që ka tentuar një gjë të tillë. Dhe kjo hedh dritë mbi faktin se vetëvrasja është e parandalueshme.

Vendosja e lidhjes me ata që kanë tentuar vetëvrasjen ose kanë humbur një njeri të dashur për shkak të vetëvrasjes, është shumë e rëndësishme, për të çuar më tej përpjekjet për parandalimin e vetëvrasjes. Edhe pse vetëvrasja, si akt tek çdo individ është e ndryshme, ka disa mësime të përbashkëta për të patur parasysh. Ata që kanë qenë vetë në prag të vetëvrasjes mund të ndihmojnë të kuptohet bashkëveprim kompleks i ngjarjeve dhe rrethanave që i kanë çuar ata në atë moment, si dhe çfarë i shpëtoi ose ndihmoi ata të zgjedhin jetën. Ata që kanë humbur dikë për shkak të vetëvrasjes, apo kanë ofruar mbështetje për dikë që ka tentuar vetëvrasje, mund të japin njohuri për mënyrën se si ata u zhvendosën  përpara në udhëtimin e tyre të jetës. Numri i madh i njerëzve të cilët janë të prekur nga vetëvrasja do ta bënte këtë rrjet edhe më funksional. Natyrisht, këto lidhje duhet të jenë të dyanshme. Ka shpesh raste kur ata që kanë tentuar vetëvrasje, dhe ata që mund të kenë humbur persona të dashur për shkak të vetëvrasjes, të kenë nevojë për mbështetje. Kujdesi i vazhdueshëm për ta, mund të jetë i nevojshëm. Lidhja sociale, është parë se zvogëlon rrezikun për vetëvrasjeve, kështu që duke qenë atje për dikë, që në mënyrë jonormale është shkëputur, mund të jetë një akt që e shpëton jetë. Lidhja formale  dhe joformale me ta, mund të ndihmojë për të parandaluar vetëvrasjen. Këtu kanë përgjegjësi të gjithë; individët, organizatat dhe komunitetet. Komunikimi i hapur shpesh është jetësor nëse përpiqemi të parandalojmë vetëvrasjen. Në shumë komunitete, vetëvrasja mbahet e fshehtë, ose flitet për të vetëm si diçka tabu. Është e nevojshme të diskutohet për vetëvrasjen si për çdo çështje tjetër të shëndetit publik, gjë që do të ndihmonte për të larguar mitet në lidhje me të dhe për të zvogëluar stigmën përreth saj. Kjo nuk do të thotë që vetëvrasja të konsiderohet sjellje apo zgjidhje normale. Duhet patur në vëmendje që mesazhet që drejtohen për parandalimin e vetëvrasjes duhet të jenë shumë të kujdeshme pasi grupe të caktuara mund mund të mos e kuptojnë ashtu siç duhet këtë informacion. Mesazh të kujdesshme  rreth vetëvrasjes dhe parandalimit e saj janë të nevojshme, duke qenë të vetëdidjshëm se  grupe të ndryshme të individëve mund të marrin dhe të interpretojnë këtë informacion në mënyra ndryshme. Aftësimi i specialistëve që të komunikojnë në mënyrë efektive me ata që mund të jenë më vulnerabël për të kryer për të vetëvrasjes, është një pjesë e rëndësishme e strategjive për parandalimin e vetëvrasjes. Të flasësh për një temë të tillë shpesh është e vështirë, dhe këto llojet e bisedave jo pak herë janë shmangur. Kjo sepse është shumë e vështirë të flasësh në mënyrë të thjeshtë për këtë çështje. Personat të cilët kanë kaluar episode të tentativave për vetëvrasje, duke u përfshirë në biseda sensitive të cilat kanë nivelin e duhur të dhe dhembshurisë, rezulton goxha efektive në të ndihmuarin e tyre për te zgjedhur jetën.  Mediat kanë gjithashtu një rol të rëndësishëm për të luajtur në parandalimin e vetëvrasjes. Disa lloje të raportimit të vetëvrasjes (për shembull tregime duke dhënë detaje, kanë rezultuar në shtimin e numrit të vetëvrasjeve.  Të gjitha lidhjet dhe komunikimet nuk do të jenë efektive nëse nuk do të kishte kujdes. Politikë-bërësit duhet të vendosin kujdesin e nevojshëm për parandalimin e vetëvrasjes, për të bërë atë një përparësi, dhe për të financuar atë në një nivel që është në përputhje me rëndësinë e saj si një problem në shëndetin publik.Mjekët, stafet psikosociale dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duhet të bëjnë përpjeket të vazhdueshme në lidhje me parandalimin e vetëvrasjes. Po ashtu, komunitetet duhet të kujdesen për të dhënë mbështetjen e duhur për ata persona që janë në një rrezik të shtuar.Mbi të gjitha, duhet të sigurohemi që të gjithë të kujdesen për veten e tyre.  Më 10 shtator, politikëbërësit, specialistët, personat e prekur nga vetvrasja, duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre drejt një qëllimi të përbashkët, atë të parandalimit të vetëvrasjes.

 

Start Date - End Date

Sep 09, 2016 - Sep 17, 2016

Start Time - End Time

11:00 pm - 10:00 pm

Event Location

Adresa: Tirane Albania

Organizer

Organizer

Phone

Tel: 374 756 Fax: 370 058

Share This