Nё kuadёr tё Ditёs Botёrore tё Promovimit tё Aktivitetit Fizik, datё 10 Maj 2016 ora 10, u organizua njё aktivitet tek Kodrat e Liqenit Artificial nё Tiranё.
Ky aktivitet u zhvillua nga Sektori i Stilit tё Jetёs (Departamenti i Promocionit) nё bashkёpunim me Kabinetin Promocional tё Tiranёs dhe shkollёs 9 – vjeҫare ‘’Niket Dardani’’.
Grupi i nxёnёsve tё pёrzgjedhur lёvizi nё kёmbё nga shkolla deri nё sheshin e pёrcaktuar pёr zhvillimin e aktivitetit nё Liqenin Artificial.
Mё pas me kёtё grup u organizuan biseda e bashkёbisedime pёr rёndёsinё qё ka aktiviteti fizik pёr shёndetin e fёmijёve, format e zhvillimit tё tij, shfrytёzimi i kohёs e mundёsive qё ne kemi pёr ta ushtruar atё etj.
Biseda u drejtua nga specialiti i kёsaj fushe z. Andis Karagjozi.
Nё funksion tё kёtij aktiviteti u shpёrndanё edhe fletёpalosje e postera tё pёrgatitura nga ana jonё pёr ‘”Ditёn Botёrore tё Promovimit tё Aktivitetit Fizik”.
Mё pas vetё nxёnёsit promovuan lojra argёtuese sipas moshёs.
Mendojmё, se aktiviteti ja arriti qёllimit, qё kishte tё bёnte me ndёrgjegjёsimin e nxёnёsve tё shkollave pёr domosdoshmёrinё e lёvizjeve fizike, aktiviteteve fizike nё ambiente ku ata jetojnё, luajnё e mёsojnё, pёr njё shёndet mё tё mirё.