Aktivitet në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sektori i Shëndetit Mendor në Departamentit e Promocionit Shëndetësor, Instituti I Shëndetit Publik, organizoi një takim me stafet psikosocilae në DSHP-të e Shqipërisë. Ky takim u fokusua në Muajin e Sensibilizimit për Autizmi si dhe fushtatën “Drejt dhunës zero” nëpër shkolla. Synimi i këtij takime ishte ndarja e informacionit lidhur me autizmin, për  Çrregullimet e Spektrit Autik, karakteristikat e tij, prevalenca etj, gjithashtu u diskutua për aktivitete të ndryshme që janë dhe mund të organizohen  nëpër DSHP lidhur me këtë çështje, duke u fokusuar në target të ndryshme, sip rindër, mësues, educatorë, komunitet etj, në mënyrë që të shtohet ndërgjegjësimi lidhur me autizmin.

Gjithashtu, në këtë takim u fol edhe për parandalimin e dhunës në shkolla. U diskutua për dhunën e cila është një dukuri e pransihme në vendin tonë dhe që nisur nga perceptime por edhe përhapja është shumë e vështirë të zhduket. Ajo që duhet bërë është rritja e ndërgjegjësimit tek prindërit e mësuesit që dhuna nuk duhet të përdoret më si mjet ndëshkimi apo disiplinimi, por në të njëtën kohë edhe ndërgjgjësimi i fëmijëve për t’i thën “Jo” dhunës së drejtuar ndaj tyre.

 

JPG