INFORMACION “10 Mars Dita Botërore e Veshkave”
- This event has passed.
Description
INFORMACION
“10 Mars Dita Botërore e Veshkave”
Në kuadër të Ditës Botërore të Veshkave që ishte në datën 10 Mars, Departamenti i Promocionit të Shëndetit të ISHP në bashkepunim me Departamentin e Promocionit të Drejtorise së Shëndetit Publik Tiranë, Shoqatës së Nefrologëve si dhe mjekëve të shërbimit të nefrologjisë në QSUT u organizuan një sërë aktivitetesh sensibilizuese.
Kjo ditë kishte si qëllim të rristë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe për të reduktuar shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.
Mesazhi i Ditës Botërore të Veshkave për vitin 2016 ishte:
Sëmundja e veshkave dhe fëmijët
Vepro herët për ta parandaluar atë!
Në Ditën Botërore të Veshkave është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i mbarë popullatës për sëmundjet e veshkave të cilat prekin me miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë këtu edhe fëmijët të cilët mund të jenë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kronike të veshkave që në moshë të hershme. Prandaj është e rëndësishme që në këtë ditë ne të nxisim dhe të lehtësojmë edukimin dhe zbulimin e hershëm, si dhe një stil jete të shëndetshëm te fëmijët tanë, duke filluar që nga lindja, për të luftuar rritjen e sëmundjeve të parandalueshme të veshkave përfshirë këtu dëmtimet akute dhe sëmundjen kronike të veshkave, si dhe për të trajtuar fëmijët me çrregullime të lindura dhe të fituara të veshkave.
Meqënëse dhe mesazhi në këtë ditë ishte për fëmijët edhe aktivitetet sensibilizuese u fokusuan tek ky grup i popullatës.
Në kuadër të kësaj dite shëndetësore u organizuan disa aktivitete si më poshtë:
- Në datën 7 Mars ne ambientet e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës u zhvillua një takim sensibilizues dhe informues për sëmundjet e veshkave tek fëmijët me mjekët e shkollave te Tiranës. Te ftuar në këtë takim ishin edhe mjekë specializantë të shërbimit të nefrologjisë në QSUT të cilët bënë dy prezantime në lidhje me këtë sëmundje.
- Në datën 10 Mars në sheshin tek vëllezërit Frashëri u organizua një aktivitet sensibilizues për sëmundjet e veshkave. Aktiviteti u organizua ne bashkepunim midis departamentit te Promocionit të ISHP dhe ASHR, shoqatës së nefrologëve, dhe mjekëve specialistë të shërbimit të nefrologjisë në QSUT. Ne bashkëpunim me firmën Roshe ishin përgatitur fletëpalosje si dhe disa bluza për fëmijët.
- Në datën 11 Mars u krye aktiviteti sensibilizues dhe informues në shkollën “Osman Myderizi” me nxënësit e kësaj shkolle.
Në këtë ditë ne bashkuam forcat edhe njëherë për të informuar prindërit, kujdestarët e fëmijëve, pacientët e rinj, politikëbërësit dhe publikun e gjerë për rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave në fëmijëri, si dhe ndërgjegjësimin për rreziqet e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave në të ardhmen, kur problemet ndeshen që në fëmijëri.