Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik “Determinantët Socialë të Shëndetit”

12 Maj 2015

——————————————————————————————————————–

Me datë 12 Maj 2015, në Tiranë u organizua Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik, me temë: Determinantët Socialë të Shëndetit. Konferencën e hapi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Arjan Bregu dhe e përshëndeten Ministri i Shëndetësisë, Z. Ilir Beqaj, ambasadori i SHBA në Shqipëri, Z. Donald Lu, Përfaqësuesi i Federatës Botërore të Shoqatave të Shëndetit Publik, Prof. Ulrich Laaser,  Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun  si dhe dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik, Prof. Enver Roshi. Gjithashtu, i ftuar special në konferencë ishte edhe përfaqësuesi i zyrës Europiane të OBSH-së në Kopenhagen, Z. Richard Alderslade.

Dy problematikat kryesore që u diskutuan në konferencë përmblidhen shkurtimisht më poshtë:

  • Adresimi i determinantëve socialë të shëndetit cilët ndihmojnë në realizmin e matjes dhe raportimit të pabarazive shëndetësore. Një gjë e tillë i siguron politikë-bërësve të dhëna të vlefshme për hartimin dhe zbatimin e programeve dhe aktiviteteve të fokusuara në barazi, që mund të jenë të realizueshëm në kontekstin Shqiptar. Qëllimi final i ndërhyrjeve që adresojnë determinantët socialë është i lidhur edhe me garantimin e një shpërndarjeje më të barabartë të shërbimeve shëndetësore dhe aksesit ndaj kujdesit shëndetësor, si parakushte thelbësore për mbulimin shëndetësor universal të popullatës Shqiptare.
  • Forcimi i sistemit të informacionit shëndetësor në Shqipëri. Mbi këtë truall, Instituti i Shëndetit Publik, në statusin e  gjeneratoratorit të evidencës shkencore, fakteve dhe informacionit shkencor, do të punojë për hartimin e një seti indikatorësh shëndetësorë, të shoqëruar me një manual i cili do të udhëzojë implementimin dhe do të informojë politikë-bërësit dhe vendim-marrësit me qëllimin final përmirësimin gradual dhe të qëndrueshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës si dhe të rritjes së efektivitetit dhe të performancës së sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Në rekomandimet e shprehura në përfundim të konferencës u theksua roli që ka bashkëpunimi me institucionet e tjera për adresimin më të mirë të determinantëve socialë të lidhura me shëndetin dhe pabarazitë në shëndet. Gjithashtu u rekomandua që në konferencën e ardhshme të Shëndetit Publik të përfshihen dhe kontribuojnë më shumë ekspertë nga vendet e Ballkanit.

Fig1.JPG Fig7.JPG Fig9.JPG  Fig3.JPG Fig4.JPG Fig5.JPGFig6.JPG Fig11.JPG Fig12.JPG Fig13.JPG Fig8.JPG Fig15.JPG Fig16.JPG Fig18.JPG Fig17.JPG Fig19.JPG Fig21.JPG Fig20.JPG Fig22.JPGFig23.JPG Fig24.JPG Fig25JPG Fig26.JPG Fig27.JPG Fig28.JPG Fig29.JPG Fig30.JPG
Fig39.JPG

Fig34.JPG Fig35.JPG Fig36.JPG Fig37.JPG Fig38.JPG  Fig40.JPGFig44.JPG
Fig75.JPG Fig47.JPG Fig41.JPG Fig42.JPG Fig43.JPG  Fig45.JPG Fig46.JPG Fig61.JPG Fig62.JPG Fig68.JPG Fig69.JPG Fig70.JPG Fig71.JPG Fig72.JPG Fig72.JPG Fig73.JPG Fig74.JPG Fig76.JPG Fig77.JPG Fig78.JPG Fig79.JPG Fig80.JPG Fig81.JPG Fig82.JPG Fig83.JPG
Fig84.JPG Fig85.JPG Fig86.JPG Fig87.JPG Fig88.JPG Fig89.JPG Fig90.JPG