Java Botërore e Ndërgjegjësimit për AMR-në

Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh atëherë kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj agjentëve antimikrobikë. Si rezultat i rezistencës ndaj medikamenteve, antibiotikët dhe agjentët e tjerë antimikrobikë bëhen të paefektshëm dhe infeksionet më të vështira ose të pamundura për t’u trajtuar, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes, rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Java Botërore e Ndërgjegjësimit për AMR-në (WAAW) është një fushatë që organizohet çdo vit në mbarë botën në 18-24 nëntor dhe ka si qëllim: rritjen e  ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit e AMR-së; promovimin e praktikave më të mira midis stakeholders Një Shëndet (One Health), për të reduktuar shfaqjen dhe përhapjen e infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve. Tema e Javës Botërore të Ndërgjegjësimit për AMR (WAAW) 2024 është “Eduko – Advoko – Vepro  Tani.”

Rezistenca antimikrobike (AMR) është një krizë botërore urgjente shëndetësore dhe socio-ekonomike. Ajo ka ndikime të rëndësishme në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, prodhimin e ushqimit dhe mjedisin. Patogjenët rezistentë ndaj medikamenteve përbëjnë një kërcënim për të gjithë, kudo. Megjithatë, mund të bëhet shumë më tepër për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe të “stakeholders”. Prandaj, tema e këtij viti i bën thirrje komunitetit botëror të edukojë stakeholders për AMR-në, të advokojë për angazhime të guximshme dhe të ndërmarrë veprime konkrete në përgjigje të AMR-së. Udhëheqja më e fortë politike, advokimi dhe llogaridhënia janë të nevojshme në të gjitha nivelet dhe koha për të vepruar është tani.