Patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në aktivitetet ndërgjegjësuese të zhvilluara në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në gjimnazin “Ismail Qemali” dhe shkollën 9-vjeçare “Skënder Caci”.
Nxënësit, përcollën mesazhe mbi shëndetin mendor të adoleshentëve dhe të rinjve, sfidat që hasin dhe mënyrat si mund të përballen me to. Bisedat u fokusuan mbi problemet më të shpeshta të shëndetit mendor, si ankthi, depresioni, varësia nga produktet e duhanit, alkoli dhe drogat, ndjenja e vetmisë, mendimet negative dhe vetëlëndimi por dhe mënyrat efektive për të menaxhuar këto probleme.
Stigma e lartë dhe bullizimi mbeten disa nga barrierat e kërkimit të ndihmës, ndërsa, kontakti social, komuninikimi dhe mbështetja nga moshatarë dhe prindërit, si mënyra e dëshiruar nga të rinjtë për të kapërcyer problemet e shëndetit mendor.