Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, u organizua një takim informues me punonjësit e promocionit nga NJVKSH-të në rrethe. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i temës, diskutimi mbi mënyrat e parandalimit të sëmundjeve dhe rritjes së promovimit të shëndetit mendor në vendin e punës; në institucione, ndërmarrje të mesme dhe të mëdha në Shqipëri. Takimi shërbeu dhe për të prezantuar modulin e trajnimit mbi ofrimin e kujdesit nga menxherët, personeli i burimeve njerëzore dhe supervizorët. Në këtë mënyrë këta të fundit, do të aftësohen që të integrojnë shërbimet e shëndetit mendor në vendin e punës. Këto aktivitete kryhen në kuadër të implementimit të dokumentit strategjik mbi shëndetin mendor në Shqipëri dhe objektivit të saj specifik “mbi zhvillimin e ndërhyrjeve të promovimit të shëndetit mendor pozitiv dhe mirëqenies në vendin e punës”.