Angazhimi në punë është jo vetëm një mundësi për të fituar para dhe një status social, por dhe për të qenë produktiv dhe të socializuar . Detyrat, kërkesat, kushtet dhe përgjegjësitë që vijnë si pasojë e punës mund të ndikojnë në mirëqenien tonë psiko-emocionale dhe shëndetin mendor.

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor – që këtë vit fokusohet në ofrimin e kujdesit ndaj shëndetit mendor në vendin e punës; u organizua një workshop mbi këtë temë me pjesëmarrjen aktive të punonjësve të rinj në moshë dhe entuziast të një kompanie private të agjencisë së reklamave në vend.

Ky aktivitet shërbeu që këta të rinj dhe nëpunës të mësojnë mbi mënyrat e vetëkujdesit të shëndetit mendor dhe vendosjes së kufijve të shëndetshëm personal në kontekstin e vendit të punës.

ISHP-ja do vazhdoj pareshtur angazhimin e saj për të promovuar dhe parandaluar problemet e shëndetit mendor në vendin e punës në insitucione dhe kompani të ndryshme.