DITA BOTËRORE E DËGJIMIT
3 MARS 2024
Tematika e këtij vit është:“Të ndryshojmë mendësinë – Ta bëjmë realitet për të gjithë, kujdesin ndaj veshit dhe dëgjimit!”
Dita Botërore e Dëgjimit për 2024 do të përqendrohet në tejkalimin e sfidave ndaj keqperceptimeve shoqërore dhe mendësive stigmatizuese, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe shkëmbimit të informacionit, që synojnë publikun dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor.
Keqperceptimet e rrënjosura thellë në shoqëri dhe mendësitë stigmatizuese janë faktorë kyç, që kufizojnë përpjekjet për parandalimin dhe trajtimin e humbjes së dëgjimit:
- Ndryshimi i mendësisë në lidhje me kujdesin e veshit dhe dëgjimit është thelbësor në përmirësimin e aksesit dhe zbutjen e kostos së pa adresuar të humbjes së dëgjimit.
- Humbja e pa adresuar e dëgjimit përbën një kosto vjetore prej afro 1 trilion dollarë në nivel global.
- Globalisht, mbi 80% e nevojave për kujdesin ndaj veshit dhe dëgjimit mbeten të paplotësuara.
Objektivat e Ditës Botërore të Dëgjimit:
- Sfidoni keqperceptimet dhe mendësitë stigmatizuese ndaj problemeve të veshit dhe dëgjimit në komunitete të ndryshme, përfshirë ofruesit e kujdesit shëndetësor.
- Siguroni informacion të saktë dhe të bazuar në prova për të ndryshuar perceptimet e publikut ndaj problemeve të veshit dhe dëgjimit.
- U bëni thirrje vendeve dhe shoqërive civile që të adresojnë keqperceptimet dhe mendësitë stigmatizuese, si një hap vendimtar drejt sigurimit të aksesit të barabartë, në lidhje me kujdesin e veshit dhe humbjen e dëgjimit.
NDRYSHIMI i MENDËSISË ndaj kujdesit të veshit
1- Dylli i veshit:
MIT: Duhet pastruar
REALITET: Veshët pastrohen vetë
2- Dhimbje veshi:
MIT: Trajtojeni me barna
REALITET: Këshillohuni me një profesionist shëndeti
3- Kunja me pambuk për pastrim të veshit:
MIT: I mirë për veshët
REALITET: JO për veshët
4- Rrjedhje nga veshi:
MIT: Një shqetësim i vogël
REALITET: Një problem urgjent
NDRYSHIMI i MENDËSISË ndaj humbjes së dëgjimit
1- Humbja e dëgjimit
MIT: Ndodh tek të moshuarit
REALITET: Ndodh në çdo moshë
2- Humbja e dëgjimit
MIT: E pashmangshme
REALITET: E parandalueshme
3- Aparatet e dëgjimit
MIT: Nuk punojnë mirë
REALITET: Dëgjim më i mirë – jetë më e mirë
4- Aparatet e dëgjimit
MIT: Kushtojnë shumë
REALITET: Investim në cilësinë e jetës
5- Zhurmë (fishkëllimë) në vesh
MIT: Ngacmim / bezdisje
REALITET: Shenja paralajmëruese e humbjes së dëgjimit
SI TË KOMUNIONI ME PERSONAT ME HUMBJE DËGJIMI?
Disa këshilla:
- Qëndroni përballë me të në një vend të ndriçuar, në mënyrë që ai t’ju shikojë, kur i flisni.
- Flisni qartë dhe ngadalë, jo me zë të lartë.
- Mos e teproni me lëvizjet e buzëve, kur flisni.
- Flisni me rradhë, një nga një.
- Zgjidhni një ambient të qetë, kur bisedoni.
- Shmangni thënien:”Do t’jua them më vonë”.
- Përfshijini ata/ato në të gjitha aktivitetet.