[05 DHJETOR 2013] DITA BOTËRORE E VULLNETARIZMIT

Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet
dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri.

Si u vendos kjo ditë?

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985. Qëllimi i kësaj dite është të falënderohen vullnetarët për përpjekjet e tyre në komunitet dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të kontribuar në shoqëri. Kjo ditë festohet në shumë vende të botës nga organizata të ndryshme joqeveritare, Kryqi i Kuq etj., dhe mbështetet nga vullnetarë të Kombeve të
Bashkuara.
Cilat janë tematikat e kësaj dite?
Çdo vit fushatat kanë një temë të caktuar. Tematikat e zhvilluara kanë lidhje me mbrojt jen e mjedisit ; ndarjen e eksperiencave dhe praktikave të suksesshme në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM), etj. Aktivitetet e kësaj ditë nga strukturat shëndetësore fokusohen tek ruajtja e shëndetit human.
Cilat janë arsyet që mund të bëhesh vullnetar?
Ekzistojnë shumë arsye pse njerëzit zgjedhin të bëhen vullnetar. Arsyet kryesore janë:

  • Për të ndihmuar të tjerët,
  • Për të kontribuar për një kauzë dhe
  • Për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Çfarë ofron vullnetarizmi?
Vullnetarizmi ofron mundësi për të mësuar, si dhe angazhimi në punë vullnetare mund t’u ofrojë njerëzve shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që rrisin mundësitë e tyre për punësim.
Vullnetarizmi luan rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm siç është edukimi, rinia,kultura, sporti, mjedisi, shëndeti, kujdesi social, mbrojtja e konsumatorit, ndihma humanitare, politika të zhvillimit, hulumtime, mundësi të barabarta dhe marëdhënie me jashtë.
Në Bashkimin Europian, përafërsisht 100 milion qytetarë të të gjitha grupmoshave investojnë kohën, talentin dhe paratë e tyre për të kontribuar pozitivisht për komunitetin në organizata të shoqërisë civile, klube të të rinjëve, spitale, shkolla, etj.
Sa njihet vullnetarizmi në Shqipëri?
Në Shqipëri, fushata e ndërgjegjësimit publik mbi vullnetarizmin organizohen nga organizata të ndryshme joqeveritare, të cilat bashkëpunojnë edhe me institucionet shtetërore. Aktivitetet përfshijnë mobilizimin e vullnetarëve në aktivitete të ndryshme, seminare, trainime dhe publikime. Këto aktivitete zhvillohen në lidhje me fuqizimin e të rinjve nëpërmjet vullnetarizmit, mbështetjen e minoriteteve në nevojë, pastrimin e mjedisit, etj.