29 tetori Dita Botërore e Psoriazës

29 tetori

Dita Botërore e Psoriazës

“Ne,

Komuniteti Global i 125 Milionëve,

Një Zë i Fuqishëm”

Psoriaza është një patologji dermatologjike e lëkurës e përhapur në të gjithë botën. Ajo është një sëmundje me natyrë autoimmune, kronike e zakonshme e lëkurës, e thonjve dhe e artikulacioneve që nuk ka një shkak të njohur, se pse shkaktohet . Ekzistojnë disa lloje të psoriazës më e zakonshmja prej të cilave është psoriaza pllakë. Ajo shkakton njolla të kuqe në lëkurë trashje të saj e shoqëruar me luspa të argjendta, që zakonisht gjenden në bërryla, gjunjë dhe skalp.
Psoriaza shkakton kruajtje dhe acarim, mund të jetë dhe e dhimbshme. Nuk ka ende një kurë për psoriazën, por trajtimi mund të lehtësojë simptomat. Prevalenca Çdokujt mund t’i shfaqet psoriaza, pavarësisht nga mosha. Psoriaza ka më shumë gjasa të shfaqet midis moshës 15-35 vjeç. Si tek meshkujt, ashtu dhe tek femrat ajo zhvillohet me të njëjtin ritëm. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Psoriazës (IFPA), gati 3% e popullsisë së botës
ka një formë të psoriazës (mbi 125 milionë njerëz). Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në dukje në vitin 2016, se prevalenca e raportuar e psoriazës në mbarë botën varion midis 0.09% dhe 11.43%, duke e bërë psoriazën një problem serioz global.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo prek rreth 7.4 milionë njerëz. Shkencëtarët ende nuk e dinë, se çfarë saktësisht e shkakton psoriazën, ndërkohë dimë se sistemi imunitar dhe gjenetika luajnë role të mëdha në zhvillimin e saj.
Simptomat
Psoriaza zakonisht shkakton njolla të lëkurës së trashë dhe të kuqe me luspa të argjendta që kruhen, ose ndjejnë dhimbje. Psoriaza mund të shfaqet kudo: në qepalla, veshë, gojë, buzë, duar, këmbë, thonj. Në raste të lehta, mund të shkaktojë njolla të lëkurës së thatë dhe kruarje të skalpit të kokës.

Në raste të rënda, mund të përparojë duke mbuluar zona të mëdha të trupit dhe të shkaktojë një sërë simptomash të pakëndshme. Prej psoriazës, lëkura e kuqe dhe e ashpër merr pamjen e luspave të argjendta. Lëkura gjithashtu
mund të jetë e thatë dhe e plasaritur, gjë që mund të çojë në rrjedhje gjaku. Thonjtë e duarve dhe këmbëve mund të bëhen të trashë dhe me gropa.

Psoriaza me pllaka
Psoriaza në formën e pllakës është lloji më i zakonshëm i psoriazës dhe mund të shoqerohet me kruajtje dhe dhimbje. Ajo përbën 80% deri në 90% të rasteve dhe shkakton lezione të kuqe të lëkurës si dhe luspa argjendi që mund të gjenden kudo në trup. Edhe pse të rralla, këto mund të shfaqen edhe në brendësi të gojës, ose në organet gjenitale.Shkaqet Shkaku i saktë i psoriazës nuk dihet. Hulumtimet sugjerojnë, se psoriaza mund të jetë një sëmundje autoimune, megjithëse ende nuk është përcaktuar asnjë autoantigjen që mund të jetë përgjegjës.
Asnjë lloj psoriaze nuk është ngjitës. Ju nuk mund ta merrni psoriazën nga dikush që e ka atë.
Faktorët e rrezikut
Shumë njerëz me psoriazë kanë një histori familjare të sëmundjes. Sipas Fondacionit Kombëtar të Psoriazës, ju keni 10% më shumë gjasa për të patur psoriazë, nëse një nga prindërit tuaj e ka atë. Rreziku juaj është edhe më i lartë deri në 50 përqind, nëse të dy prindërit tuaj e kanë atë.Duhanpirësit kanë një rrezik më të lartë të psoriazës. Pirja e duhanit mund ta përkeqësojë atë.

Obeziteti është shoqëruar edhe me psoriazë. Pyetja është:

A shkakton psoriaza obezitet, apo obeziteti rrit rrezikun për psoriazë?

Mjekimi
Aktualisht nuk ka një kurë për psoriazë, por trajtimi mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të lëkurës dhe të lehtësojë dhimbjen, kruajtjen dhe parehatshmërinë. Flisni me mjekun tuaj
Nëse keni psoriazë, drejtohuni mjekut tuaj . Ata mund t’ju ndihmojnë të gjeni një plan trajtimi që do të funksionojë për ju.