Sektori i Monitorimit dhe Vlerësimit të Shëndetit Publik

Misioni
Monitorimi dhe vlerësimi i një shkëmbimi sistematik të informacionit midis programeve, survejancave dhe aktiviteteve të ndërmarra në fushën e shëndetit publik, me qëllim që rezultatet e ndërhyrjeve në shëndetin publik të jenë në përputhje me planet, qëllimet dhe objektivat strategjikë të përcaktuara për vendin tonë.

Objektivat
a. Mbështetja në mënyrë standarte e implementimit të të gjithë aktiviteteve të shëndetit publik si në nivel rrethi, rajoni dhe qendror.
b. Përgatitja e dokumentacionit të performancës teknike të profesionistëve të shëndetit publik, në nivel rrethi, rajoni dhe qendror.
c. Ofrimi i feedback dhe identifikimi i problemeve rreth ecurisë së aktiviteteve të shëndetit publik në nivel rrethi, rajoni dhe qendror.
d. Vlerësimi i rezultateve dhe aktiviteteve në fushën e shëndetit publik në bazë të indikatorëve të pritshmën, nëse janë arritur dhe identifikimi i masave përmirësuese.
e. Planifikimi i trajnimeve të rregullta bazuar në vlerësimin e nevojave të specialistëve të shëndeti publik në nivel rrethi, rajoni dhe qendror.