![Loading Events](https://www.ishp.gov.al/wp-content/plugins/the-events-calendar/src/resources/images/tribe-loading.gif)
- This event has passed.
![](https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/POSTERI-1-2-847x473.jpg)
Description
Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor.
21 Nëntor 2021
Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor, organizohet çdo vit të dielën e tretë të nëntorit.
Ajo vjen si:
· Kujtesë për miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe shumë të tjerë që janë gjithashtu të prekur;
· Shenjë falenderimi për shërbimet e urgjencës;
· Nxitje për reflektim mbi barrën dhe koston e madhe të kësaj fatkeqësie të vazhdueshme për familjet, komunitetet, vendet, si dhe mënyrat për ta ndaluar atë.
Vdekjet dhe lëndimet në rrugë janë ngjarje të papritura, të dhunshme, traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë, shpesh i përhershëm.
Çdo vit, miliona të tjerë të plagosur dhe jetë të humbura rishtas nga çdo cep i botës i shtohen milionave që tashmë vuajnë.
Dhimbja dhe shqetësimi në fjalë bëhet edhe më i madh, pasi shumë nga viktimat janë të rinj në aksidente që mund dhe duhej të ishin parandaluar dhe për shkak të reagimit të papërshtatshëm dhe jo në përputhje me cilësinë e jetës, të qeverive dhe shoqërive respektive ndaj fataliteteve apo lëndimeve në rrugë.
“Dita” është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të:
· Reduktuar viktimat në rrugë;
· Tërhequr vëmendjen në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet rrugore;
· Njohur vuajtjet e viktimave të aksidenteve rrugore, punën e shërbimeve mbështetëse dhe atyre të shpëtimit;
· Nxitur qeveritë dhe ata që punojnë për të parandaluar aksidentet ose pë t’iu përgjigjur pasojave dhe nevojës urgjente për veprim.
Kjo ditë e veçantë përkujtimore synon t’i përgjigjet nevojës së madhe të viktimave të aksidenteve rrugore dhe privacioneve të tyre për njohjen publike.
Që nga miratimi i Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, në zbatim të rezolutës 60/5 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kremtimi është përhapur në një numër në rritje vendesh në çdo kontinent.
Tema e Ditës është: “Kujto – Mbështet – Vepro, për rrugët me shpejtësi të ulët!”
Ky vit shënon fillimin e Dekadës së re të Veprimit për Sigurinë Rrugore 2021-2030, gjatë së cilës Dita Botërore do të luajë një rol shumë të rëndësishëm duke nënvizuar të gjitha arsyet dhe veprimet e nevojshme në të ardhmen.