Ambientet 100% pa duhan janë mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive.
Tymi i duhanit përmban mbi 4.000 kimikate, nga të cilat rreth 50 janë substanca kancerogjene. Ai është i dëmshëm si për duhanpirësit edhe për jo-duhanpirësit ose për duhanpirësit pasivë.
Rreziqet e duhanpirjes pasive
Duhanpirja pasive ka efekte afatshkurtëra dhe efekte afatgjata në shëndet:
- Ajo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të reja shëndetësore.
- Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:
- Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25% – 30%
- Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si: kancerit të gjirit, laringsit,fytit
- Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës
- Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare
- Duhanpirja pasive tek gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike kalojnë tek fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve me peshë të vogël
- Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes ashtu edhe mbas lindjes:
- Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;
- Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia
- Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive
- Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat)
- Janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin
Vetëm mjediset 100% pa duhan mbrojnë shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive.
Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu