Informacion

10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Autoritetin Shëndetësor Rajonal, Tiranë, si dhe Shoqatën Kombëtare të Shoqatën Kombëtare të Psikiatrisë, si dhe Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr 1, organizuan një takim sensibilizues  me qëllim dhënien dhe përforcimin e mesazhit “Të jetosh me skizofreni”.

Një aktivitet i tillë u organizua me qëllim shtimin e ndërgjegjësimit tek të gjithë se personat me skizofreni, kanë nevojë për mbështjetje, duke filluar nga familja, stafi shëndetësor, komuniteti dhe e gjithë shoqëria. Personat që jetojnë me këtë çrregullim, ashtu sikurse të gjithë personat që jetojnë me probleme të shëndetit mendor, duhet të përballen me sëmundjen nga  njëra anë dhe me problemet që kanë të tjerët për ti pranuar ata si “të sëmurë me skizofreni” nga ana tjetër.

Në këtë aktivitet morën pjesë specialistë, mjekë, pacientë, familjarë, etj. Fillimisht, disa nga të pranishmit, dhanë mesazhe për këtë ditë. Më pas nxënës të grupit artistik të shkollës “Servete Maci” dhanë për të pranishmit një program artistik. Në fund u shtrua një koktei.

Po ashtu në zona të ndryshme, u vendosën postera dhe u shpërndanë fletëpalosje po me informacione lidhur me skizofreninë, në zona të ndryshme të qytetit.

Këto aktivitete u mbështetën nga Organizata Botërore e Shëndetësore.