29 Tetori, Dita Boterore e Insulteve
Kjo konferencë u përcoll online edhe për mjekët neurologë të rretheve të cilët në fund drejtuan pyetje për të pranishmit dhe dhanë përshtypjet e tyre
Në kuadër të Ditës Botërore të Insulteve Cerebrale, Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Shoqatën e Neurologjisë organizuan një takim sensibilizues në ambientet e Telemedicinës pranë Qëndrës Spitalore Universitare, Tiranë.
Në këtë aktivitet në të cilin ishin të pranishëm specialistë të Departamentit të Promocionit Shëndetësor, mjekë neurologë si dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë fjala hapëse u mbajt nga Dr. Sokrat Xhaxho, mjek neurolog në QSUT, i cili nëpërmjet slideve të përgatitura dha mesazhe të rëndësishme në drejtim të sënsibilizimit lidhur me Insultet Cerebrale. Në fjalën e tij Z. Xhaxho u ndal tek arsyet se përse këtë vit ndërgjegjësimi fokusohet te gratë, faktet sipas OBSH-së, çfarë është një goditje cerebrale, cilat janë shënjat paralajmëruese të goditjes në tru dhe në fund dha këshilla lidhur me mëyrën sesi mund të parandalojmë një goditje në tru. Kjo konferencë u përcoll online edhe për mjekët neurologë të rretheve të cilët në fund drejtuan pyetje për të pranishmit, dhanë përshtypjet e tyre lidhur me këtë aktivitet si dhe shprehën dëshirën për zhvillimin a aktiviteteve të tjera sensibilizuese edhe në të ardhmen.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe përcimi i informacionit në një grup sa më të madh njerëzish lidhur me Insultet Cerebrale. Për vitin 2014 në fokus janë gratë dhe mesazhi kryesor i kësaj dite është:“Unë jam grua-goditjet në tru më prekin edhe mua”. Ky mesazh riforcon faktin se edhe pse goditjet në tru nuk bëjnë diferencime midis gjinive, gratë janë më të rrezikuara sesa burrat për të pasur goditje në tru pasi në shumë raste ato janë ndihmëset e para kur goditjet prekin burrin, babain, partnerin, vajzën apo djalin. Aktiviteti u përcoll dhe gjeti pasqyrim në mediat kresore në vend.