12 MARS 2015 DITA BOTËRORE E VESHKAVE
- This event has passed.
Description
KUJDESUNI PËR VESHKAT TUAJA!
UNË PO MARR NJË GOTË UJË. MERRE NJË EDHE TI!
Dita Botërore e Veshkave organizohet çdo vit, të enjten e dytë të muajit Mars, dhe ka për mision të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veshkave dhe shëndetin në përgjithësi, si dhe të reduktojë shpeshtësinë dhe ndikimin e sëmundjeve të veshkave dhe problemeve shëndetësore të lidhura me to në mbarë botën.
Objektivat e Ditës Botërore janë:
- Rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me “veshkat tona të mahnitshme”. Evidentimi se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundje kronike të veshkave (SKV).
- Inkurajimi i depistimit sistematik të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për SKV.
- Nxitja e sjelljeve parandaluese.
- Edukimi i të gjithë mjekëve profesionistë për rolin e tyre të rëndësishëm, kyç në zbulimin dhe reduktimin e rrezikut të SKV-ve, veçanërisht në popullsinë me rrezik të lartë.
- Theksimi i rolit të rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe kombëtare në kontrollin e epidemisë së SKV-ve. Autoritetet e shëndetësisë në mbarë botën do të duhet të merren me kostot e larta dhe në rritje, nëse nuk ndërmerren veprime për të trajtuar numrin në rritje të personave me SKV. Në Ditën Botërore të Veshkave, të gjitha qeveritë janë të inkurajuara që të marrin masa dhe të investojnë më shumë në depistimin e sëmundjeve të veshkave.
- Nëse zbulohen herët, sëmundjet kronike të veshkave mund të trajtohen duke zvogëluar komplikacionet e tjera, dhe të reduktohet në mënyrë drastike barra e vdekjeve dhe paaftësia nga sëmundjet kronike të veshkave dhe ato kardiovaskulare në mbarë botën
Mesazhi për Ditën Botërore të Veshkave për vitin 2015 është:
” Veshka të shëndetëshme për të gjithë”
Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu