29 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (29.07.2020) janë testuar 40 192  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 5105 raste të konfirmuara
  • 150 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2830 pacientë të shëruar
  • 2125 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 28.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1146 1290 80
Shkodër 202 309 23
Durrësi 255 509 20
Fieri 76 145 6
Korça 69 66 3
Elbasani 49 66 5
Kukës 60 106 4
Lezhë 83 148 2
Vlora 105 95 4
Gjirokastër 29 25 0
Diber 21 28 2
Berat 30 43 1
TOTAL 2125 2830 150

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1400 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë vendosur në total 4 masa administrative: 3 masa administrative me gjobë në furra buke/ pastiçeri të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara dhe 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në Fasoneri.

Task- Forca antiCOVID ka vijuar punën çdo ditë në terren me masa të shtuara  për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer 130.018 inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 508 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2.

Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, etj, si dhe ndalimin e muzikës për të gjitha aktivitetet pas orës 20:00. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Me vendimin e Qeverisë dhe Aktit Normativ i cili: – Ndalohet hapja e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Spas Ekspertëve maska është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 16 708 920 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 660 123
  • Azi:          3 983 914 raste të konfimuara

91 559 vdekje

  • Afrikë 873 331 raste të konfirmuara

18 471 vdekje

  • Amerikë: 8 988 101 raste të konfirmuara

 346 789 vdekje

  • Oqeania : 17 078 raste të konfirmuara

  197 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 983 914
India 1531669
Iran 296273
Pakistan 276288
Arabia Saudite 270831
Bangladesh 229185
Turqia 227982
Irak 115332
Katar 109880
Indonesia 102051
Kina 86990
Kazakhstan 86192
Filipine 83673
Oman 77904
Izrael 66555
Kuvait 65149
Emiratet e Bashkuara 59546
Singapore 51197
Bahrain 39921
Afghanistan 36471
Kyrgyzstan 34592
Japonia 31333
Uzbekistan 22169
Nepal 19063
Korea e jugut 14251
Palestine 13938
Malajsia 8943
Taxhikistan 7276
Liban 4023
Maldives      3506
Thailand 3298
Sri_Lanka 2810
Jemen 1695
Jordania 1182
Siria 694
Taivan                        467
Vietnam 433
Mianmar            351
Mongolia 291
Kamboxha 226
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 99
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8 988 101
USA 4351997
Brazil 2483191
Mexico 402697
Peru 395005
Chile 349800
Kolumbia 267385
Argentina 167403
Canada 114980
Ekuador 82279
Bolivia 72327
Republika Domenikane 64690
Panama 62223
Guatemala 45059
Honduras 40460
Venezuela 16571
Kosta_Rika 16344
Puerto_Rico 15840
El_Salvador 15446
Haiti 7371
Paraguai 4674
Nikaragua 3672
Kuba 2555
Suriname 1510
Uruguai 1218
Xhamaika        855
Bahamas            447
Guyana                    396
Ishujt Virgin 385
Ishujt Kajman 203
Bermuda 156
Trinidad dhe Tobago 154
Sint_Maarten 121
Aruba 119
Barbados 110
Ishujt Turks_and_Caicos 99
Antigua_and_Barbuda 86
Saint_Vincent_&_Grenadines 52
Belize 48
Curaçao 29
Saint_Lucia 24
Grenada 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Greenland 14
Ishujt Malvinas 13
Montserrat 13
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 17 078
Australia 15 304
Zelanda e re 1209
Polinezia Franceze 62
Guam 351
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 40
Papa new Guinea 63
Afrika 873 331
Afrika e jugut 459761
Egjypt 92947
Nigeria 41804
Gana 34406
Algeria 27973
Maroku              21387
Kenia 18581
Kameron 16708
Cote_dIvoire 15713
Etiopia 15200
Sudan 11496
Madagaskar 10104
Senegal 9805
Republika e Kongos               8873
Gabon 7189
Guinea 7126
Mauritania 6171
Xhibuti 5068
Zambia 5002
Republika e Afrikes qendrore 4599
Malawi 3709
Kongo 3200
Somalia 3196
Guinea Ekuadoriale 3071
Libia 2827
Zimbabwe 2817
Mali 2520
Eswatini 2404
Cape _Verde 2354
Sudani jugor 2322
Guinea_Bissau 1954
Ruanda 1926
Namibia 1917
Sierra_Leone 1786
Benin 1770
Mozambique 1720
Tunizia 1468
Liberia 1177
Uganda 1135
Niger 1132
Burkina_Faso 1106
Angola 932
Chad 926
Togo 896
Sao_Tome _and_Principe 867
Saharaja perendimore 766
Botswana 739
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 505
Burundi              378
Mauritius 344
Komorros 340
Gambia 326
Eritrea 265
Seychelles 114
Total 13 863 120

 

 

 

 Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 845 800 raste të konfirmuara
    • 203 100 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 korrik 2020)
Europa 2 845 800
Russia 823515
United_Kingdom 300692
Spanja 280610
Itali 246488
Gjermani 206926
France 183804
Suedia 79494
Bjellorusia 67366
Ukraine 66575
Belgjika 66569
Hollanda 53374
Portugalia 50410
Rumania 47053
Polonia      43904
Armenia 37937
Zvicra 34522
Azerbaijan 30858
Irlanda 25929
Serbia 24520
Moldavia 23521
Austria           20682
Çekia   15799
Danimarka 13577
Bullgaria 10871
Bosnia_dhe_Herzegovina 10766
Macedonia e veriut 10316
Norvegjia 9132
Kosova 7652
Finlanda 7404
Luxembourg 6375
Shqiperia 5105
Kroacia 4923
Hungaria 4465
Greqia 4279
Mali I zi 2949
Sllovakia                              2204
Sllovenia                  2101
Estonia 2038
Lithuania 2027
Islanda 1857
Letonia 1220
Gjeorgjia 1155
Qipro 1067
Andorra 907
San_ Marino 716
Malta 708
Isle_of_Man 336
Jersey 335
Guernsey 252
Faroe_Islands 220
Gjibraltar 186
Monako 118
Liechtenstein 87
Vatikani 12