26 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (26.07.2020) janë testuar 38 683  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4763 raste të konfirmuara
  • 138 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2682 pacientë të shëruar
  • 1943 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 26.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 1056 1209 72
Shkodër 203 303 21
Durrësi 220 500 19
Fieri 58 138 6
Korça 69 55 3
Elbasani 48 62 5
Kukës 37 99 4
Lezhë 84 136 1
Vlora 100 91 4
Gjirokastër 19 25 0
Diber 18 25 2
Berat 31 40 1
TOTAL 1943 2682 138

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Ju informojme per situaten epidemiologjike ne 24 orët e fundit:

Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara edhe në fundjavë, për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 900 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë 2 masa administrative me gjobë në subjektet gjetura në shkelje. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Lezhë.

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 126 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur rreth 500 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve dhe rregullave për parandalimin e SARS COV2. Në ditët e fundit rreth 30 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

 

Miratohen protokollet për testimet serologjike

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

https://new.shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-miratohen-protokollet-per-testimet-serologjike/

 

Miratohet vendimin për lejimin e testimeve molekulare në laboratorët jopublik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

https://new.shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-vendimin-per-lejimin-e-testimeve-molekulare-ne-laboratoret-jopublik-per-arsye-administrative/

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Qeveria Shqiptare ka vendosur masa  për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtjen e shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

Me vendimin e Qeverisë, nga hyn në fuqi Akti Normativ i cili: – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të

detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 16 018 105 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 644 832
  • Azi:          3 758 860 raste të konfimuara

87 103 vdekje

  • Afrikë 828 874 raste të konfirmuara

17 497 vdekje

  • Amerikë: 8 620 775 raste të konfirmuara

 337 845 vdekje

  • Oqeania : 15 683 raste të konfirmuara

  174 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 758 860
India 1385522
Iran 284034
Pakistan 273113
Arabia Saudite 264973
Turqia 225173
Bangladesh 221178
Katar 109036
Irak 107573
Indonesia 97286
Kina 86381
Kazakhstan 81720
Filipine 78412
Oman 74858
Kuvait 63309
Izrael 60678
Emiratet e Bashkuara 58562
Singapore 49888
Bahrain 38747
Afghanistan 36157
Kyrgyzstan 32813
Japonia 29382
Uzbekistan 20226
Nepal 18483
Korea e jugut 14150
Palestine 12809
Malajsia 8884
Taxhikistan 7150
Liban 3582
Thailand       3291
Maldives 3252
Sri_Lanka 2770
Jemen 1674
Jordania 1154
Siria 627
Taivan                        458
Vietnam 415
Mianmar             349
Mongolia 288
Kamboxha 225
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 93
Timor_Leste 24
Laos 20
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8 620 775
USA 4178027
Brazil 2394513
Mexico 385036
Peru 379884
Chile 343592
Kolumbia 240795
Argentina 153507
Canada 113543
Ekuador 80036
Bolivia 68281
Republika Domenikane 60896
Panama 58864
Guatemala 44492
Honduras 38438
Kosta_Rika 14600
Puerto_Rico 14540
Venezuela 14263
El_Salvador 14221
Haiti 7297
Paraguai 4328
Nikaragua 3439
Kuba 2478
Suriname 1381
Uruguai 1174
Xhamaika        837
Guyana               360
Ishujt Virgin            352
Bahamas 326
Ishujt Kajman 203
Bermuda 153
Trinidad dhe Tobago 147
Aruba 119
Barbados 108
Ishujt Turks_and_Caicos 97
Sint_Maarten 94
Antigua_and_Barbuda 82
Saint_Vincent_&_Grenadines 52
Belize 48
Curaçao 29
Saint_Lucia 24
Grenada 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 13
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 15 683
Australia 13 950
Zelanda e re 1206
Polinezia Franceze 62
Guam 337
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 40
Papa new Guinea 39
Afrika 828 874
Afrika e jugut 434200
Egjypt 91583
Nigeria 39977
Gana 31851
Algeria 26764
Maroku               19645
Kameron 16708
Kenia 16643
Cote_dIvoire 15494
Etiopia 12693
Sudan 11302
Senegal 9552
Madagaskar     8866
Republika e Kongos                8800
Gabon 6984
Guinea 6927
Mauritania 6067
Xhibuti 5039
Republika e Afrikes qendrore 4598
Zambia 4328
Malawi 3453
Somalia 3178
Guinea Ekuadoriale 3071
Kongo 3038
Libia 2547
Mali 2503
Zimbabwe 2434
Cape _Verde 2258
Sudani jugor 2258
Eswatini 2142
Guinea_Bissau 1954
Sierra_Leone 1768
Ruanda 1752
Benin 1694
Namibia 1687
Mozambique 1616
Tunizia 1443
Liberia 1155
Niger 1124
Uganda 1103
Burkina_Faso 1086
Chad 915
Angola 880
Sao_Tome _and_Principe 862
Togo 853
Saharaja perendimore 766
Botswana 686
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 419
Burundi              361
Mauritius 344
Komorros 340
Gambia 277
Eritrea 263
Seychelles 114
Total 13 224 888

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 793 217 raste të konfirmuara
    • 202 206 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 korrik 2020)
Europa 2 793 217
Russia 806720
United_Kingdom 298681
Spanja 272421
Itali 245864
Gjermani 205269
France 180528
Suedia 78997
Bjellorusia 67002
Belgjika 65634
Ukraine 63929
Hollanda 52732
Portugalia 49955
Rumania 43678
Polonia      42622
Armenia 37317
Zvicra 34215
Azerbaijan 29633
Irlanda 25869
Serbia 22852
Moldavia 22828
Austria           20349
Çekia   15212
Danimarka 13438
Bullgaria 10312
Macedonia e veriut 9934
Bosnia_dhe_Herzegovina 9764
Norvegjia 9085
Finlanda 7388
Kosova                                 6917
Luxembourg 6189
Kroacia 4792
Shqiperia 4763
Hungaria 4435
Greqia 4166
Mali I zi 2569
Sllovakia                              2141
Sllovenia                  2066
Estonia 2033
Lithuania 2001
Islanda 1843
Letonia 1206
Gjeorgjia 1131
Qipro 1053
Andorra 897
San_ Marino 716
Malta 686
Isle_of_Man 336
Jersey 332
Guernsey 252
Faroe_Islands 191
Gjibraltar 185
Monako 116
Liechtenstein 87
Vatikani 12