24 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (24.07.2020) janë testuar 37 875  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 4570 raste të konfirmuara
  • 128 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 2608 pacientë të shëruar
  • 1834 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas qarqeve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 24.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 962 1168 67
Shkodër 196 299 20
Durrësi 209 494 18
Fieri 58 136 6
Korça 66 55 2
Elbasani 49 59 5
Kukës 43 92 3
Lezhë 83 129 1
Vlora 97 89 4
Gjirokastër 20 23 0
Diber 20 24 1
Berat 31 40 1
TOTAL 1834 2608 128

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fund

 

Krahas rasteve të reja të identifikuara nga epidemiologët në terren, vijon të ketë shtrime të reja në dy spitalet Covid dhe humbje jete.

Ndaj i drejtohemi qytetarëve me një lutje, të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura për të minimizuar përhapjen e infeksionit, për të shmangur shtrimet në spital dhe për rrjedhojë edhe humbjet e jetës.

Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv:

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.

Megjithë rastet e shëruara në 24 orët e fundit, aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos.

 

Kontrolle për zbatimin e masave nga Task-Forca antiCOVID në 24 orët e fundit

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara  për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1469 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga kontrollet janë marrë në total 5 masa administrative: 3 masa administrative me gjobë në bar-kafe dhe 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit në institucione publike. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Shkodër, Tiranë.

Në total gjatë kësaj periudhe (të epidemisë) janë kryer mbi 124 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 490 masa administrative me gjobë dhe pezullime aktiviteti për subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për parandalimin e SARS COV2. Në ditët e fundit rreth 30 individë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura.

 

Miratohen protokollet për testimet serologjike

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

https://new.shendetesia.gov.al/ministria-e-shendetesise-miratohen-protokollet-per-testimet-serologjike/

 

Miratohet vendimin për lejimin e testimeve molekulare në laboratorët jopublik

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR. Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

https://new.shendetesia.gov.al/komiteti-teknik-i-eksperteve-miraton-vendimin-per-lejimin-e-testimeve-molekulare-ne-laboratoret-jopublik-per-arsye-administrative/

 

Parandalimi i COVID-19, masa të reja kufizuese

Qeveria Shqiptare ka vendosur masa  për të frenuar pandeminë, me qëllim uljen e numrit të infeksioneve, mbrojtjen e shëndetin e qytetarëve dhe jetën e më të dobtëve mes nesh.

Me vendimin e Qeverisë, nga hyn në fuqi Akti Normativ i cili: – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment, se e gjithë bota është në një moment pandemie.

 

Maska e detyrueshme në ambiente të mbyllura

Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të

detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëpërmjet vendimit të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni.

https://www.youtube.com/watch?v=oWoXDB8nvxk

http://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/akti-normativ-maskat.pdf

 

Apel për mbrojtjen nga COVID-19 drejtuar bizneseve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

 

Këshilla dhe rekomandime drejtuar qytetarëve për mbrojtjen nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura. Kur mbani maskë mos prekni fytyrën dhe maskën me dorë. Dezinfektoni objektet që prekni dhe ajrosni ambientet në të cilat qëndroni. Personat e konfirmuar pozitivë me COVID-19 duhet të vetëizolohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

Rregulla që duhet të zbatohen për një sezon turistik të sigurt

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjenën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Hapa që duhet të ndiqni nëse udhëtoni:

Lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant;

Mbani distancë nga njerëzit e tjerë;

Vendosni maska mbrojtëse;

Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 15 477 472 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 633 122
  • Azi:          3 614 690 raste të konfimuara

84 884 vdekje

  • Afrikë 789 151 raste të konfirmuara

16 705 vdekje

  • Amerikë: 8 296 187 raste të konfirmuara

 329 918 vdekje

  • Oqeania : 15 067 raste të konfirmuara

  164 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 3 614 690
India 1287945
Iran 284034
Pakistan 270400
Arabia Saudite 260394
Turqia 223315
Bangladesh 216110
Katar 108244
Irak 102226
Indonesia 93657
Kina 86045
Kazakhstan 78486
Filipine 74390
Oman 72646
Kuvait 61872
Emiratet e Bashkuara 57988
Izrael 57982
Singapore 49098
Bahrain 37996
Afghanistan 35928
Kyrgyzstan 31247
Japonia 27956
Uzbekistan 18986
Nepal 18241
Korea e jugut 13979
Palestine 11882
Malajsia 8840
Taxhikistan 7060
Thailand 3279
Liban                 3260
Maldives 3103
Sri_Lanka 2753
Jemen 1654
Jordania 1131
Siria 584
Taivan                        458
Vietnam 412
Mianmar             343
Mongolia 288
Kamboxha 202
Brunei_Darussalam 141
Bhutan 92
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8 296 187
USA 4034102
Brazil 2287475
Peru 371096
Mexico 370712
Chile 338759
Kolumbia 226373
Argentina 141887
Canada 112659
Ekuador 78148
Bolivia 65252
Republika Domenikane 57615
Panama 56817
Guatemala 42192
Honduras 36902
Venezuela 13613
Puerto_Rico 13473
El_Salvador 13377
Kosta_Rika 13129
Haiti 7197
Paraguai 4113
Nikaragua 3439
Kuba 2466
Suriname 1234
Uruguai 1141
Xhamaika        816
Guyana               351
Ishujt Virgin            336
Bahamas 274
Ishujt Kajman 203
Bermuda 153
Trinidad dhe Tobago 141
Aruba 117
Barbados 106
Ishujt Turks_and_Caicos 90
Sint_Maarten 84
Antigua_and_Barbuda 76
Saint_Vincent_&_Grenadines 52
Belize 47
Curaçao 28
Saint_Lucia 24
Grenada 23
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 17
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 12
Bonaire 11
British_Virgin_Islands 8
Anguilla 3
Oqeania 15 067
Australia 13 306
Zelanda e re 1206
Polinezia Franceze 62
Guam 337
Kaledonia e re 22
Fixhi 27
Ishujt Mariana 76
Papa new Guinea 31
Afrika 789 151
Afrika e jugut 408052
Egjypt 90413
Nigeria 38948
Gana 29672
Algeria 25484
Maroku               18264
Kameron 16708
Kenia 15601
Cote_dIvoire 15001
Etiopia 11524
Sudan 11237
Senegal 9266
Republika e Kongos 8719
Madagaskar                 8381
Guinea 6806
Gabon 6588
Mauritania 6027
Xhibuti 5031
Republika e Afrikes qendrore 4590
Zambia 3583
Malawi 3386
Somalia 3171
Guinea Ekuadoriale 3071
Kongo 3038
Mali 2494
Libia 2314
Sudani jugor 2239
Cape _Verde 2190
Zimbabwe 2124
Eswatini 2021
Guinea_Bissau 1954
Sierra_Leone 1752
Ruanda 1710
Benin 1694
Mozambique 1582
Namibia 1522
Tunizia 1406
Niger 1124
Liberia 1117
Burkina_Faso 1075
Uganda 1075
Chad 915
Togo 828
Angola 812
Saharaja perendimore 766
Sao_Tome _and_Principe 749
Botswana 686
Republika e Tanzanise 509
Lezoto 359
Burundi              345
Mauritius 343
Komorros 340
Eritrea 261
Gambia 170
Seychelles 114
Total 12 715 791

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 761 681 raste të konfirmuara
    • 201 444 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 korrik 2020)
Europa 2 761 681
Russia 795038
United_Kingdom 297146
Spanja 270166
Itali 245338
Gjermani 204183
France 179398
Suedia 78763
Bjellorusia 66688
Belgjika 64754
Ukraine 62823
Hollanda 52404
Portugalia 49379
Polonia 41580
Rumania        41275
Armenia 36613
Zvicra 33913
Azerbaijan 28980
Irlanda 25826
Serbia 22443
Moldavia 22105
Austria           20148
Çekia   14800
Danimarka 13390
Bullgaria 9853
Macedonia e veriut 9669
Bosnia_dhe_Herzegovina 9460
Norvegjia 9062
Finlanda 7372
Kosova                                 6467
Luxembourg 5952
Kroacia 4634
Shqiperia 4570
Hungaria 4398
Greqia 4110
Sllovakia 2089
Sllovenia                              2033
Estonia                     2027
Mali I zi 1991
Lithuania 1960
Islanda 1841
Letonia 1203
Gjeorgjia 1104
Qipro 1045
Andorra 889
San_ Marino 716
Malta 680
Isle_of_Man 336
Jersey 331
Guernsey 252
Faroe_Islands 191
Gjibraltar 184
Monako 114
Liechtenstein 87
Vatikani 12