9 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (09.07.2020) janë testuar 31,093  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3188 raste të konfirmuara
  • 83 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 1832 pacientë të shëruar
  • 1273 numr i rateve aktive
  •  

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 09.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 509 866 46
Shkodër 173 250 12
Durrësi 215 356 13
Fieri 41 95 5
Korça 32 38 0
Elbasani 33 31 2
Kukës 32 55 10
Lezhë 64 78 1
Vlora 116 31 2
Gjirokastër 17 6 0
Diber 17 10 0
Berat 24 16 1
TOTAL 1273 1832 83

 

 

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

 

Kontrolle për zbatimin e masave antiCOVID

 Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1626 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Durrës, Fier.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer 104,564 kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Akti Normativ/ Masa të forta për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga COVID19

Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, do të vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.

Akti Normativ nr. 24, datë 27.05. 2020 percakton se: “Subjektet, që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, dënohen me gjobë 700 000 (shtatëqind mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse”.

Forcohen kapacitet në Laboratorin e  ISHP për testimin ndaj #COVID19

Në Institutin e Shëndetit Publik, pritet që së shpejti të instalohet një aparaturë e re testimi dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Synimi është për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik. Së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset dhe institucionet të zbatojnë rregullat:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 12 017 118 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 549 276
  • Azi:          2 686 831 raste të konfimuara

64 749 vdekje

  • Afrikë 523 546 raste të konfirmuara

12 235 vdekje

  • Amerikë: 6 266 703 raste të konfirmuara

 276 520 vdekje

  • Oqeania : 10 531 raste të konfirmuara

  135 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

 

 

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 686 831
India 767296
Iran 248379
Pakistan 240848
Arabia Saudite 220144
Turqia 208938
Bangladesh 172134
Katar 101553
Kina 84950
Indonesia 68079
Irak 67442
Emiratet e Bashkuara 53045
Kazakhstan 53021
Kuvait 52007
Filipine 50359
Oman      50207
Singapore 45298
Afghanistan 33653
Izrael 33557
Bahrain 30931
Japonia 20174
Nepal               16423
Korea e jugut 13293
Uzbekistan 11259
Kyrgyzstan 8847
Malajsia 8677
Taxhikistan 6364
Palestine 5567
Thailand 3202
Maldives            2517
Sri_Lanka 2094
Liban 1946
Jemen 1318
Jordania 1169
Taivan 449
Siria                            372
Vietnam 369
Mianmar             318
Mongolia 227
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 80
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 266 703
USA 3055004
Brazil 1713160
Peru 312911
Chile 303083
Mexico 275003
Kolumbia 128638
Canada 106422
Argentina 83413
Ekuador 64221
Bolivia 42984
Panama 41251
Republika Domenikane 39588
Honduras 25978
Guatemala 25411
Puerto_Rico 8904
El_Salvador 8566
Venezuela 8010
Haiti 6486
Kosta_Rika 5836
Nikaragua 2846
Paraguai 2554
Kuba 2399
Uruguai 974
Xhamaika           751
Suriname 665
Guyana 285
Ishujt Kajman          201
Bermuda 149
Ishujt Virgin 144
Trinidad dhe Tobago 133
Bahamas 106
Aruba 105
Barbados 98
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 73
Ishujt Turks_and_Caicos 55
Belize 30
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 16
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 10 531
Australia 8886
Zelanda e re 1190
Polinezia Franceze 62
Guam 309
Kaledonia e re 21
Fixhi 21
Ishujt Mariana 31
Papa new Guinea 11
Afrika 523 546
Afrika e jugut 224665
Egjypt 78304
Nigeria 30249
Gana 22822
Algeria 17348
Kameron            14916
Maroku 14771
Cote_dIvoire 11504
Sudan 10084
Kenia 8528
Republika e Kongos 7737
Senegal 7657
Etiopia 6774
Gabon                5871
Guinea 5697
Mauritania 5024
Xhibuti 4889
Republika e Afrikes qendrore 4109
Madagaskar 3573
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3028
Mali 2358
Sudani jugor 2106
Malawi 1929
Zambia 1895
Kongo 1821
Guinea_Bissau 1790
Sierra_Leone 1584
Cape _Verde 1542
Benin 1285
Tunizia 1221
Ruanda 1194
Libia 1182
Eswatini 1138
Niger 1097
Mozambique 1071
Burkina_Faso 1005
Uganda 977
Liberia 926
Zimbabwe 885
Chad 873
Sao_Tome _and_Principe 724
Togo 695
Namibia 593
Saharaja perendimore 519
Republika e Tanzanise 509
Angola               386
Mauritius 342
Botswana 314
Komorros           313
Eritrea 215
Burundi 191
Lezoto 91
Seychelles 91
Gambia 63
Total 9 488 307

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 09. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 528 811 raste të konfirmuara
    • 195 630 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 korrik 2020)
Europa 2 528 811
Russia 700792
United_Kingdom 286979
Spanja 252513
Itali 242149
Gjermani 197783
France 169473
Suedia 73858
Bjellorusia 64224
Belgjika 62210
Ukraine 51224
Hollanda 50691
Portugalia 44859
Polonia 36689
Zvicra            32413
Rumania 30175
Armenia 29820
Irlanda 25542
Azerbaijan 21916
Austria 18516
Moldavia 18471
Serbia 17076
Danimarka       12900
Çekia 12814
Norvegjia 8947
Macedonia e veriut 7401
Finland 7265
Bullgaria 6342
Bosnia_dhe_Herzegovina 5869
Luxembourg                        4650
Hungaria 4210
Kosova 3886
Greqia 3622
Kroacia 3325
Shqiperia 3188
Estonia 2003
Islanda                                 1880
Lithuania                  1854
Sllovakia 1798
Sllovenia 1763
Letonia 1141
Qipro 1008
Gjeorgjia 968
Mali I zi 960
Andorra 855
San_ Marino 713
Malta 673
Isle_of_Man 336
Jersey 325
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 179
Monako 108
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 korrik 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 09. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 13 459 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 926 vdekje
  • 193 978 pacientë të shëruar
  •     69  pacientë në terapi intensive
  • 12 519   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.