6 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (06.07.2020) janë testuar 29260 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 2964 raste të konfirmuara
- 79 pacientë kanë ndërruar jetë
- 1702 pacientë të shëruar
- 1183 numri i rasteve aktive
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 06.07.2020
Qarqet | Raste aktive sipas qarqeve | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 453 | 822 | 24 |
Shkodër | 168 | 229 | 12 |
Durrësi | 213 | 336 | 12 |
Fieri | 48 | 83 | 5 |
Korça | 31 | 31 | 0 |
Elbasani | 24 | 31 | 2 |
Kukës | 25 | 48 | 1 |
Lezhë | 64 | 71 | 1 |
Vlora | 116 | 25 | 2 |
Gjirokastër | 15 | 2 | 0 |
Diber | 10 | 10 | 0 |
Berat | 16 | 15 | 0 |
TOTAL | 1183 | 1702 | 79 |
Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit
Trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me Covid19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.
Është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë.
Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Kontrolle për zbatimin e masave antiCOVID
Janë dyfishuar grupet e inspektimit në zonat bregdetare për zbatimin e masave dhe protokolleve anti-COVID, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë vendosur mbi 360 masa administrative dhe ka realizuar 99.666 inspektime dhe monitorime për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Vetëm në 24 orët e fundit Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi mbi 600 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit. Janë vendosur 6 masa administrative me gjobë: 2 vendime me gjobë në restorante/muzikë live, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura; 4 vendime në furrë buke, bar kafe, restorant.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset dhe institucionet të zbatojnë rregullat:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 11 418 475 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 533 958
- Azi: 2 530 955 raste të konfimuara
61 440 vdekje
- Afrikë 478 071 raste të konfirmuara
11 372 vdekje
- Amerikë: 5 914 179 raste të konfirmuara
266 824 vdekje
- Oqeania : 10 076 raste të konfirmuara
133 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 2 530 955 |
India | 697413 |
Iran | 240438 |
Pakistan | 231818 |
Arabia Saudite | 209509 |
Turqia | 205758 |
Bangladesh | 162417 |
Katar | 99799 |
Kina | 84871 |
Indonesia | 63749 |
Irak | 60479 |
Emiratet e Bashkuara | 51540 |
Kuvait | 49941 |
Kazakhstan | 48574 |
Oman | 46178 |
Singapore | 44664 |
Filipine | 41830 |
Afghanistan | 32951 |
Izrael | 29958 |
Bahrain | 29367 |
Japonia | 19522 |
Nepal | 15784 |
Korea e jugut | 13091 |
Uzbekistan | 10143 |
Malajsia | 8658 |
Kyrgyzstan | 7691 |
Taxhikistan | 6213 |
Palestine | 4458 |
Thailand | 3195 |
Maldives | 2468 |
Sri_Lanka | 2076 |
Liban | 1873 |
Jemen | 1265 |
Jordania | 1164 |
Taivan | 449 |
Siria | 358 |
Vietnam | 355 |
Mianmar | 313 |
Mongolia | 220 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 141 |
Bhutan | 80 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 5 914 179 |
USA | 2888635 |
Brazil | 1603055 |
Peru | 302718 |
Chile | 295532 |
Mexico | 256848 |
Kolumbia | 117110 |
Canada | 105524 |
Argentina | 75363 |
Ekuador | 61958 |
Bolivia | 39297 |
Panama | 38149 |
Republika Domenikane | 37425 |
Honduras | 23943 |
Guatemala | 23248 |
Puerto_Rico | 7916 |
El_Salvador | 7777 |
Venezuela | 7169 |
Haiti | 6333 |
Kosta_Rika | 4996 |
Nikaragua | 2519 |
Paraguai | 2427 |
Kuba | 2372 |
Uruguai | 956 |
Xhamaika | 732 |
Suriname | 594 |
Guyana | 273 |
Ishujt Kajman | 201 |
Bermuda | 146 |
Trinidad dhe Tobago | 133 |
Ishujt Virgin | 112 |
Aruba | 105 |
Bahamas | 104 |
Barbados | 98 |
Sint_Maarten | 78 |
Antigua_and_Barbuda | 68 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 47 |
Belize | 30 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Curaçao | 25 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 22 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 16 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 10 076 |
Australia | 8449 |
Zelanda e re | 1183 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 301 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 31 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 478 071 |
Afrika e jugut | 196750 |
Egjypt | 75253 |
Nigeria | 28711 |
Gana | 20085 |
Algeria | 15941 |
Maroku | 14215 |
Kameron | 13711 |
Cote_dIvoire | 10772 |
Sudan | 9767 |
Kenia | 7886 |
Republika e Kongos | 7410 |
Senegal | 7400 |
Etiopia | 5846 |
Gabon | 5620 |
Guinea | 5610 |
Mauritania | 4879 |
Xhibuti | 4792 |
Republika e Afrikes qendrore | 3969 |
Guinea Ekuadoriale | 3071 |
Somalia | 2997 |
Madagaskar | 2728 |
Mali | 2330 |
Sudani jugor | 2036 |
Guinea_Bissau | 1765 |
Malawi | 1742 |
Zambia | 1632 |
Kongo | 1557 |
Sierra_Leone | 1542 |
Cape _Verde | 1451 |
Benin | 1199 |
Tunizia | 1188 |
Ruanda | 1105 |
Niger | 1093 |
Libia | 989 |
Eswatini | 988 |
Burkina_Faso | 987 |
Mozambique | 987 |
Uganda | 939 |
Liberia | 874 |
Chad | 872 |
Sao_Tome _and_Principe | 720 |
Zimbabwe | 716 |
Togo | 680 |
Saharaja perendimore | 519 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Namibia | 412 |
Angola | 346 |
Mauritius | 341 |
Komorros | 311 |
Botswana | 275 |
Eritrea | 215 |
Burundi | 191 |
Lezoto | 79 |
Gambia | 57 |
Seychelles | 11 |
Total | 8 933 977 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 06. 07. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 484 498 raste të konfirmuara
- 194 182 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 korrik 2020) |
Europa | 2 484 498 |
Russia | 681251 |
United_Kingdom | 285416 |
Spanja | 250545 |
Itali | 241611 |
Gjermani | 196554 |
France | 166960 |
Suedia | 71419 |
Bjellorusia | 63554 |
Belgjika | 62016 |
Hollanda | 50566 |
Ukraine | 49043 |
Portugalia | 43897 |
Polonia | 35950 |
Zvicra | 32184 |
Rumania | 28973 |
Armenia | 28606 |
Irlanda | 25527 |
Azerbaijan | 20324 |
Austria | 18269 |
Moldavia | 17814 |
Serbia | 16131 |
Danimarka | 12832 |
Çekia | 12515 |
Norvegjia | 8895 |
Finland | 7253 |
Macedonia e veriut | 7046 |
Bullgaria | 5740 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 5249 |
Luxembourg | 4522 |
Hungaria | 4183 |
Greqia | 3519 |
Kosova | 3356 |
Kroacia | 3151 |
Shqiperia | 2964 |
Estonia | 1993 |
Islanda | 1863 |
Lithuania | 1836 |
Sllovakia | 1764 |
Sllovenia | 1700 |
Letonia | 1124 |
Qipro | 1003 |
Gjeorgjia | 953 |
Andorra | 855 |
Mali I zi | 781 |
San_ Marino | 713 |
Malta | 672 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 320 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 178 |
Monako | 108 |
Liechtenstein | 84 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 6 korrik 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 06. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 14 709 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 869 vdekje
- 192 241 pacientë të shëruar
- 72 pacientë në terapi intensive
- 13 691 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.