1 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (01.07.2020) janë testuar 27303 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 2580 raste të konfirmuara
- 66 pacientë kanë ndërruar jetë
- 1516 pacientë të shëruar
- 999 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19, datë: 30. 06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 21 | 15 | 0 |
Dibër | 16 | 10 | 0 |
Durrës | 513 | 301 | 11 |
Elbasan | 42 | 25 | 1 |
Fieri | 123 | 71 | 5 |
Gjirokastër | 8 | 1 | 0 |
Korça | 50 | 22 | 0 |
Kukës | 64 | 44 | 1 |
Lezhë | 105 | 639 | 0 |
Shkodër | 363 | 204 | 10 |
Tiranë | 1153 | 750 | 36 |
Vlorë | 122 | 10 | 2 |
Total | 2580 | 1516 | 66 |
Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit
Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.
Fatkeqësisht, një 74 vjeçare dhe një 84 vjeçar nga Shkodra, gjithashtu një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e infektimit me COVID-19. 66 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.
Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
ISHSH në monitorim të subjekteve për zbatimin e protokolleve të sigurisë
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer mbi 93 mijë inspektime në biznese dhe institucione publike për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID19. Gjatë periudhës së epidemisë janë vendosur gjithashtu 340 masa administrative në subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve.
Vetëm në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1804 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë vendosur në total 4 masa administrative: 3 masa me gjobë në subjekte të cilat janë gjetur në shkelje si bar-kafe dhe institucione publike dhe 1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të aaktivitetit.
Inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Fuqizimi i njësive të terapisë intensive
Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19.
Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që i shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19.
Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.
Në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive, deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, gjithashtu spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar QSUT “Nënë Tereza”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.
Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.
Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.
Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 10 446 353 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 511 037
- Azi: 2 261 403 raste të konfimuara
56 303 vdekje
- Afrikë 405 076 raste të konfirmuara
10 147 vdekje
- Amerikë: 5 327 057 raste të konfirmuara
252 485 vdekje
- Oqeania : 9 421 raste të konfirmuara
133 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 2 261 403 |
India | 585493 |
Iran | 227662 |
Pakistan | 213470 |
Turqia | 199906 |
Arabia Saudite | 190823 |
Bangladesh | 145483 |
Katar | 96088 |
Kina | 84785 |
Indonesia | 56385 |
Irak | 49109 |
Emiratet e Bashkuara | 48667 |
Kuvait | 46195 |
Singapore | 43907 |
Oman | 40070 |
Filipine | 37514 |
Afghanistan | 31517 |
Bahrain | 26758 |
Izrael | 25244 |
Kazakhstan | 21819 |
Japonia | 18723 |
Nepal | 13564 |
Korea e jugut | 12850 |
Malajsia | 8639 |
Uzbekistan | 8627 |
Taxhikistan | 5954 |
Kyrgyzstan | 5735 |
Thailand | 3173 |
Palestine | 2765 |
Maldives | 2361 |
Sri_Lanka | 2047 |
Liban | 1778 |
Jemen | 1158 |
Jordania | 1132 |
Taivan | 447 |
Vietnam | 355 |
Mianmar | 299 |
Siria | 279 |
Mongolia | 220 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 141 |
Bhutan | 77 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 5 327 057 |
USA | 2634432 |
Brazil | 1402041 |
Peru | 285213 |
Chile | 279393 |
Mexico | 226089 |
Canada | 104193 |
Kolumbia | 97846 |
Argentina | 64517 |
Ekuador | 56432 |
Panama | 33550 |
Bolivia | 33219 |
Republika Domenikane | 32568 |
Honduras | 19558 |
Guatemala | 18096 |
Puerto_Rico | 7465 |
El_Salvador | 6438 |
Haiti | 5975 |
Venezuela | 5832 |
Kosta_Rika | 3459 |
Nikaragua | 2519 |
Kuba | 2341 |
Paraguai | 2221 |
Uruguai | 936 |
Xhamaika | 702 |
Suriname | 517 |
Guyana | 245 |
Ishujt Kajman | 200 |
Bermuda | 146 |
Trinidad dhe Tobago | 130 |
Bahamas | 104 |
Aruba | 103 |
Barbados | 97 |
Ishujt Virgin | 84 |
Sint_Maarten | 77 |
Antigua_and_Barbuda | 66 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 41 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Belize | 28 |
Curaçao | 25 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 19 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 9 421 |
Australia | 7834 |
Zelanda e re | 1178 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 267 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 30 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 405 076 |
Afrika e jugut | 151209 |
Egjypt | 68311 |
Nigeria | 25694 |
Gana | 17741 |
Algeria | 13907 |
Kameron | 12592 |
Maroku | 12533 |
Cote_dIvoire | 9499 |
Sudan | 9258 |
Republika e Kongos | 7038 |
Senegal | 6793 |
Kenia | 6366 |
Etiopia | 5846 |
Gabon | 5394 |
Guinea | 5391 |
Xhibuti | 4682 |
Mauritania | 4149 |
Republika e Afrikes qendrore | 3745 |
Somalia | 2924 |
Madagaskar | 2214 |
Mali | 2181 |
Sudani jugor | 2006 |
Guinea Ekuadoriale | 2001 |
Guinea_Bissau | 1654 |
Zambia | 1594 |
Sierra_Leone | 1462 |
Malawi | 1265 |
Kongo | 1245 |
Cape _Verde | 1227 |
Benin | 1199 |
Tunizia | 1174 |
Niger | 1075 |
Ruanda | 1025 |
Burkina_Faso | 962 |
Mozambique | 889 |
Uganda | 889 |
Chad | 866 |
Libia | 824 |
Eswatini | 812 |
Liberia | 780 |
Sao_Tome _and_Principe | 714 |
Togo | 650 |
Zimbabwe | 591 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Saharaja perendimore | 380 |
Mauritius | 341 |
Komorros | 303 |
Angola | 284 |
Botswana | 227 |
Eritrea | 203 |
Namibia | 203 |
Burundi | 170 |
Gambia | 47 |
Lezoto | 27 |
Seychelles | 11 |
Total | 8 003 653 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 01. 07. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 427 670 raste të konfirmuara
- 191 411 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 1 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (1 korrik 2020) |
Europa | 2 427 670 |
Russia | 647849 |
United_Kingdom | 312654 |
Spanja | 249271 |
Itali | 240578 |
Gjermani | 194725 |
France | 164801 |
Suedia | 68451 |
Bjellorusia | 62118 |
Belgjika | 61509 |
Hollanda | 50273 |
Ukraine | 44998 |
Portugalia | 42141 |
Polonia | 34393 |
Zvicra | 31631 |
Rumania | 26970 |
Armenia | 25542 |
Irlanda | 25473 |
Austria | 17777 |
Azerbaijan | 17524 |
Moldavia | 16613 |
Serbia | 14564 |
Danimarka | 12768 |
Çekia | 11954 |
Norvegjia | 8865 |
Finland | 7214 |
Macedonia e veriut | 6350 |
Bullgaria | 4989 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 4453 |
Luxembourg | 4299 |
Hungaria | 4155 |
Greqia | 3409 |
Kosova | 2878 |
Kroacia | 2777 |
Shqiperia | 2580 |
Estonia | 1989 |
Islanda | 1842 |
Lithuania | 1817 |
Sllovakia | 1667 |
Sllovenia | 1600 |
Letonia | 1118 |
Qipro | 998 |
Gjeorgjia | 928 |
Andorra | 855 |
San_ Marino | 698 |
Malta | 670 |
Mali I zi | 548 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 319 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 177 |
Monako | 103 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 1 korrik 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 01. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 15 255 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 788 vdekje
- 190 717 pacientë të shëruar
- 87 pacientë në terapi intensive
- 14 143 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.