10 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (10.06.2020) janë testuar 19271 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1341 raste të konfirmuara
- 34 pacientë kanë ndërruar jetë
- 980 pacientë të shëruar
- 327 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 10.06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 16 | 14 | 0 |
Dibër | 10 | 1 | 0 |
Durrës | 273 | 226 | 6 |
Elbasan | 21 | 20 | 0 |
Fieri | 62 | 52 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 39 | 36 | 1 |
Lezhë | 53 | 52 | 0 |
Shkodër | 155 | 114 | 2 |
Tiranë | 688 | 443 | 21 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1341 | 980 | 34 |
Situata e 24 orëve të fundit e COVID 19 në Shqipër
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.
Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19
Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.
Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.
Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
Testimi serologjik edhe në popullatë
Deri tani janë kryer 2244 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton 7% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra 7% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.
Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 7 210 462 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 411 195
- Azi: 1 408 945 raste të konfimuara
36 069 vdekje
- Afrikë 203 142 raste të konfirmuara
5 517 vdekje
- Amerikë: 3 488 230 raste të konfirmuara
189 300 vdekje
- Oqeania : 8 738 raste të konfirmuara
131 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (10 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 408 945 |
India | 276583 |
Iran | 175927 |
Turqia | 172114 |
Pakistan | 113702 |
Arabia Saudite | 108571 |
Kina | 84198 |
Katar | 71879 |
Bangladesh | 71675 |
Emiratet e Bashkuara | 39904 |
Singapore | 38514 |
Kuvait | 33140 |
Indonesia | 33076 |
Filipine | 22992 |
Afghanistan | 21459 |
Izrael | 18268 |
Oman | 18198 |
Japonia | 17251 |
Bahrain | 16200 |
Irak | 14268 |
Kazakhstan | 13319 |
Korea e jugut | 11902 |
Malajsia | 8336 |
Taxhikistan | 4690 |
Uzbekistan | 4547 |
Nepal | 4085 |
Thailand | 3125 |
Kyrgyzstan | 2093 |
Maldives | 1942 |
Sri_Lanka | 1859 |
Liban | 1368 |
Jordania | 845 |
Palestine | 661 |
Jemen | 524 |
Taivan | 443 |
Vietnam | 332 |
Mianmar | 246 |
Mongolia | 194 |
Siria | 146 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 126 |
Bhutan | 59 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 3 488 230 |
USA | 1979850 |
Brazil | 739503 |
Peru | 203736 |
Chile | 142759 |
Mexico | 124301 |
Canada | 96642 |
Ekuador | 43917 |
Kolumbia | 42078 |
Argentina | 24748 |
Republika Domenikane | 20415 |
Panama | 17233 |
Bolivia | 14644 |
Guatemala | 7866 |
Honduras | 6935 |
Puerto_Rico | 5185 |
Haiti | 3662 |
El_Salvador | 3191 |
Venezuela | 2632 |
Kuba | 2205 |
Kosta_Rika | 1375 |
Nikaragua | 1309 |
Paraguai | 1187 |
Uruguai | 846 |
Xhamaika | 605 |
Ishujt Kajman | 176 |
Guyana | 156 |
Bermuda | 141 |
Suriname | 137 |
Trinidad dhe Tobago | 117 |
Bahamas | 103 |
Aruba | 101 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 71 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 27 |
Antigua_and_Barbuda | 26 |
Grenada | 23 |
Curaçao | 21 |
Belize | 19 |
Saint_Lucia | 19 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 738 |
Australia | 7267 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 180 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 30 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 203 142 |
Afrika e jugut | 52991 |
Egjypt | 36829 |
Nigeria | 13464 |
Algeria | 10382 |
Gana | 10201 |
Kameron | 8681 |
Maroku | 8437 |
Sudan | 6242 |
Senegal | 4516 |
Xhibuti | 4331 |
Republika e Kongos | 4258 |
Guinea | 4258 |
Cote_dIvoire | 3995 |
Gabon | 3294 |
Kenia | 2989 |
Somalia | 2416 |
Etiopia | 2336 |
Republika e Afrikes qendrore | 1888 |
Sudani jugor | 1604 |
Mali | 1586 |
Guinea_Bissau | 1389 |
Guinea Ekuadoriale | 1306 |
Zambia | 1200 |
Mauritania | 1162 |
Madagaskar | 1138 |
Tunizia | 1087 |
Sierra_Leone | 1025 |
Niger | 974 |
Burkina_Faso | 891 |
Chad | 844 |
Kongo | 728 |
Uganda | 657 |
Cape_Verde | 585 |
Sao_Tome_and_Principe | 514 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Togo | 501 |
Ruanda | 463 |
Malawi | 455 |
Mozambique | 453 |
Liberia | 383 |
Eswatini | 371 |
Mauritius | 337 |
Libia | 332 |
Zimbabwe | 314 |
Benin | 305 |
Komorros | 162 |
Angola | 96 |
Burundi | 83 |
Botswana | 42 |
Eritrea | 41 |
Namibia | 31 |
Gambia | 28 |
Saharaja perendimore | 23 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 4 |
Total | 5 109 751 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 10. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 100 711 raste të konfirmuara
- 180 171 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 10 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (10 qershor 2020) |
Europa | 2 100 711 |
Russia | 485253 |
United_Kingdom | 289140 |
Spanja | 241966 |
Itali | 235561 |
Gjermani | 184861 |
France | 154591 |
Belgjika | 59437 |
Bjellorusia | 50265 |
Hollanda | 47903 |
Suedia | 45924 |
Portugalia | 35306 |
Zvicra | 30905 |
Ukraine | 27856 |
Polonia | 27560 |
Irlanda | 25215 |
Rumania | 20749 |
Austria | 16902 |
Armenia | 13675 |
Danimarka | 12001 |
Serbia | 11965 |
Moldavia | 10025 |
Çekia | 9751 |
Norvegjia | 8563 |
Azerbaijan | 8191 |
Finland | 7025 |
Luxembourg | 4046 |
Hungaria | 4017 |
Macedonia e veriut | 3242 |
Greqia | 3058 |
Bullgaria | 2889 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2727 |
Kroacia | 2247 |
Estonia | 1947 |
Islanda | 1807 |
Lithuania | 1727 |
Sllovakia | 1531 |
Sllovenia | 1486 |
Shqiperia | 1341 |
Kosova | 1263 |
Letonia | 1089 |
Qipro | 972 |
Andorra | 852 |
Gjeorgjia | 818 |
San_Marino | 688 |
Malta | 634 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 313 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 176 |
Monako | 99 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 10 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 10.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 31 710 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 114 vdekje
- 169 939 pacientë të shëruar
- 263 pacientë në terapi intensive
- 28 028 qytetarë në izolim.
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.